Klubi i Kukësit ashtu si Tirana ka reaguar për shkatërrimin e stolave në stadiumin Air Albania kur mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e vlefshme për javën e 23 të Superligës. Verilindorët dënojnë aktet e shkaktuara nga tifozët e tyre, por shtojnë se një grup prej tyre nuk mund të përfaqësojnë tifozët e Kukësit.
Reagim!
Klubi i Kukësit dënon ashpër sjelljen e disa individëve që kanë shkaktuar dëme në stadiumin "Air Albania" duke thyer 19 stola dhe njëkohësisht duke dëmtuar imazhin por edhe financat e klubit. Këto individë, kurrsesi nuk mund të përfaqësojnë tifozerinë tonë e cila ka treguar shpesh herë se është në krah të ekipit dhe nuk e ka dëmtuar por vetëm e ka mbështetur.
Një rezultat negativ nuk është fundi i kampionatit dhe sjellje të tilla, nuk e ndihmojnë aspak skuadrën për të ecur drejt objektivit titull. Klubi i Kukësit mbështet plotësisht organet përkatëse që kanë nisur hetimet për evidentimin e personave përgjegjës të cilët do të marrin edhe ndëshkimin në bazë të ligjit dhe rregulloreve.
Kukësi është i tifozëve dhe i tillë do të mbetet. Individë të veçantë nuk mund të prishin këtë lidhje, sepse mjafton fakti që jemi të detyruar të luajmë larg shtëpisë sonë. Bashkë jemi më te fortë!
Lajmi kryesor: