Shkatërrohen stolat në 'Air Albania', policia: FSHF nuk bashkëpunon! Tirana dhe Kukësi distancohen! Rama: Burg për katërkëmbëshat

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionat mes Kukësit dhe Tiranës e fituar 1-2 nga bardheblutë prodhoi më në fund një nivel të lartë futbolli, por mbi të gjitha solli edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh pasi në ‘Air Albania’ ishin pothuajse 8 mijë mbështetës. Por ndryshe nga çdo ndeshje tjetër e zhvilluar në impiantin më të ri e më modern në vendin tonë këtë herë pati dëme shumë të konsiderueshme.

Raportohet se rreth 150 stola janë thyer. Fillimisht protagonist ishin tifozët e Tiranës, që pas golit të Kukësit hodhën copa të stolave në fushë dhe qindra shishe uji, diçka që për pak kohë solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Rasti u përsërit akoma më i theksuar kur Tirana përmbysi rezultatin, me tifozët e Kukësit që nuk kursyen asgjë. Madje siç duket edhe në video një copë e madhe stoli fluturoi në fushën e gjelbër. Ishte Kale, futbollisti i Tiranës ai që e largoi nga fusha.

Për ngjarjen burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije që nuk është arrestuar asnjë person, pasi për një veprim të tillë individët duhet të kapen në flgrancë, por ndërkohë po bëhen verifikime dhe proçedime, që deri më tani janë vetëm katër. Burime gjithashtu bëjnë me dije se policia e Tiranës nuk ka bashkëpunimin e federatës për kësi ngjarjesh, pasi nga ana e saj nuk bëhet asnjë kallzim, ndërsa të gjithë veprimet janë iniciativë e vetë uniformave blu.

Kështu edhe këtë herë ata që do jenë të detyruar të pagujnë dëmet janë presidentët, klubet e të cilëve si në ngjarje të mëparshme do të jenë të detyruar të pagujnë dëmet me vendim të Komisionit të Disiplinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Dëmtimi i stolave në 'Air Albania', Rama: Pas hekurave dhe t'u ndalohet stadiumi përgjithnjë

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dënuar shkatërrimin e stolave në stadiumin 'Air Albania' në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë mes Kukësit dhe Tiranës, që përfundoi me fitoren e bardhebluve. Rama thotë se ashtu sikur parashikojnë nenet e reja të kodit penal kundër dhunës në sport, këta tifozë të mbyllen pas hekurave dhe t'u ndalohet përgjithnjë hyrja në stadiume.

"Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e reja të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport.." shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ora 16:42
Prishja e stolave, reagon edhe Kukësi: Ata tifozë nuk mund të përfaqësojnë tifozërinë tonë

Klubi i Kukësit ashtu si Tirana ka reaguar për shkatërrimin e stolave në stadiumin Air Albania kur mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e vlefshme për javën e 23 të Superligës. Verilindorët dënojnë aktet e shkaktuara nga tifozët e tyre, por shtojnë se një grup prej tyre nuk mund të përfaqësojnë tifozët e Kukësit.

Reagim!

Klubi i Kukësit dënon ashpër sjelljen e disa individëve që kanë shkaktuar dëme në stadiumin "Air Albania" duke thyer 19 stola dhe njëkohësisht duke dëmtuar imazhin por edhe financat e klubit. Këto individë, kurrsesi nuk mund të përfaqësojnë tifozerinë tonë e cila ka treguar shpesh herë se është në krah të ekipit dhe nuk e ka dëmtuar por vetëm e ka mbështetur.

Një rezultat negativ nuk është fundi i kampionatit dhe sjellje të tilla, nuk e ndihmojnë aspak skuadrën për të ecur drejt objektivit titull. Klubi i Kukësit mbështet plotësisht organet përkatëse që kanë nisur hetimet për evidentimin e personave përgjegjës të cilët do të marrin edhe ndëshkimin në bazë të ligjit dhe rregulloreve.

Kukësi është i tifozëve dhe i tillë do të mbetet. Individë të veçantë nuk mund të prishin këtë lidhje, sepse mjafton fakti që jemi të detyruar të luajmë larg shtëpisë sonë. Bashkë jemi më te fortë!

Ora 16:10
Tirana reagon për stolat e thyer: Akte vandale, ata që i thyen nuk e meritojnë të jenë pjesë e bardhebluve

Klubi i Tiranës ka reaguar në faqen zyrtare lidhur me aktet e tifozëve që dëmtuan stadiumin Air Albania në ndeshjen me Kukësin. Klubi bardheblu dënon këtë ngjarje dhe thotë se mbështet iniciativën e federatës për të denoncuar individët. Më tej Tirana, ekipi që dje mposhti Kukësin me përmbysje, thotë se këta individë nuk e meritojnë të jenë pjesë e bardhevluve.

Reagimi i KF Tiranës

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër aktet vandale të disa individëve mes tifozëve të Tiranës që kanë dëmtuar dje një numër të madh stolash në stadiumin “Air Albania”.

Tifozeria bardheblu është pa diskutim një nga asetet më të çmuara që kryeqyteti ka, por të tilla akte dëmtojnë imazhin, klubin, impiantin modern ku po punojmë që futbolli të jetë një festë dhe çdo ditë e më tepër familjarë.

KF Tirana mbështet nismën ligjore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të denoncuar pranë Policisë së Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin. Materialet filmike do të dënojnë personat përgjegjes për këto shfaqje të shëmtuara, të cilat nuk kanë ndodhur dje për herë të parë, por në të gjitha ndeshjet e fundit në “Air Albania”.

Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu ti bashkohen kësaj nisme që i shërben qytetarisë dhe futbollit. Jo vetëm në “Air Albania” por në çdo stadium, aktet vandale nga individë të caktuar nuk meritojne të jenë pjesë e tifozerisë së mrekullueshme bardheblu.

 

Ora 13:51
FSHF reagon për stolat e thyer dhe ndaj policisë: Do publikojmë pamjet, te arrestohen ata që kryen dëmet

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp ka reaguar në lidhje me dëmet e shkaktuara ditën e djeshme në stadiumin ‘Air Albania’ nga tifozët e Tiranës dhe Kukësit, në ndeshjen hapëse të Superligës për këtë javë.

Sipas FSHF janë dëmtuar 164 stola, pjesa më e madhe te tifozët e Tiranës. Gjithashtu federata ka edhe një thirrje për policinë e Tiranës që të bëjë arrestimet për personat që kaën kryer dëmet, pasi do të dorëzojë pamjet filmike.

Burime të ‘Report TV’ në policinë e Tiranës mëngjesin e sotëm bënë me dije se për kësi rastesh nuk kanë patur bashkëpunimin e federatës.

Më poshtë reagimi zyrtar i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër sjelljet e papranueshme dhe vandale të disa grupeve të tifozëve në ambientet e Air Albania Stadium gjatë ndeshjes Kukësi – Tirana, sjellje këto që nuk kanë asnjë lidhje me synimin tonë për t’i kthyer ndeshjet e kampionateve tona në festa futbolli. Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.

Pas verifikimeve të kryera nga administrata e Air Albania Stadium, rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit. FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.

FSHF, nëpërmjet një kërkese zyrtare, i ka kërkuar policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimit e këtyre personave dhe tashmë ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. Federata e Futbollit bazuar te ligji, do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive.

FSHF u bën thirrje klubeve dhe grupeve të tifozerive të marrin masa dhe të respektojnë rregullin dhe ligjin në cilëndo hapsirë sportive të vendit. Komisionet në FSHF do të veprojnë në bazë të rregulloreve të brendshme duke marrë masa kundër këtyre shkelësve. Kërkojmë nga Policia e Shtetit që t’i shoqërojë personat përgjegjës në bazë të ligjit në fuqi, në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerive dhe u bëjmë thirrje që sëbashku t’i kthejmë stadiumet tona në mjedise familjare, ku mbizotëron festa sportive dhe jo dhuna dhe aktet vandale.

Ora 18:53
Dëmtimi i stolave në 'Air Albania' (FOTO)
  • Ne.k.//Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Qytetar: 23/02/2020 09:33

      O cuna , se edhe pse importoni emra tifozerishe dhjetra vjecare, nuk do beheni as liverpulas e as romane! Sidomos po u sollet si vandale. Kerkoni llogari te presidentet e tek federata, mos i shisni pordhe njoni tjetrit kush eshte mo garip duke thy stolat, pastaj te blloku tregoheni europiane me veshje firmato. Bota e zgjidhi me dajak kete pune. Tani shkojne me familje ne stadium se terrrr,

      Përgjigju
    • Qytetari: 23/02/2020 06:29

      E di si jemi ne shqiptaret dhe bejn stola me te hapme , si ne kinema. Duhet te vendosnit stola te murosur si ne stadiumet e ndryshme te botes.

      Përgjigju
    • Tralala zura nje gale: 23/02/2020 00:40

      Ku eshte Air Albania qe ka marre persiper mirembajtjen e stadiumit pse nuk del me deklarate.

      Përgjigju
    • Ilir: 22/02/2020 23:12

      Nese nuk u tregojme vendin ketyre funderrinave, jemi bashkefajtore.

      Përgjigju
    • Tutto: 22/02/2020 19:30

      Bageti

      Përgjigju
      • Kafsha: 23/02/2020 07:58

        Bagetise ti hash m...

    • Hasani: 22/02/2020 18:48

      Cfare keni me stolat mor tifoze te degjeneruar...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      21 Dhjetor, 15:03

      Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

    'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025