Prishtinë-Beograd, Tahiri konfirmon
"Dialogu do rifillojë më 4 shtator"

Prishtinë-Beograd, Tahiri konfirmon<br />"Dialogu do rifillojë më 4 shtator"
Zëvendëskryeministrja  kosovare Edita Tahiri ka konfirmuar se më 4 shtator në Bruksel do të mbahet takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit, ku do të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në gjashtë pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka thënë se vonesa e krijimit të institucione të reja nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e marrëveshjeve të Brukselit, por, sipas saj, ka qenë Serbia që ka shënuar ngecje në këtë proces.

Tahiri ka thënë se Serbia, për shkak të dështimit që ka pasur në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, ende nuk ka arritur t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Pavarësisht ngecjeve të palës serbe, zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se nuk do te ketë kthim të dialogut në pikën zero pasi sipas saj, ky proces ka sjell mjaft rezultate.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje