Prishtinë, deputetë dhe profesorë
me punime shkencore false
Disa deputetë dhe profesorë të shkollave të larta në Prishtinë, dyshohen se kanë botuar shkrime shkencore në revista të dyshimta.
PRISHTINË- Disa deputetë dhe profesorë të shkollave të larta në Prishtinë, dyshohen se kanë botuar shkrime shkencore në revista të dyshimta.
Kështu, deputetja e LDK-së, Afërdita Berisha Shaqiri, deputetja e PDK-së, ish-ministrja, Justina Shiroka Pula dhe dekani i Ekonomikut, Skënder Ahmeti janë ndër ata, që dyshohen se kanë botuar në revista të dyshimta, raporton KTV, e tillë siç është “David Publishing”.
Kjo revistë amerikano-kineze u shkruan të interesuarve që të botojnë në të, për një shumë që zakonisht është 50 dollarë.
Publikimi në revista që lehtë në internet mund të identifikohen si të rreme, duket të ketë qenë praktikë e zakonshme për Universitetin e Prishtinës.
Afërdita Berisha Shaqiri, jo shumë e përfshirë në krizën e fundit që ka përfshirë Universitetin e Prishtinës, është bashkautore e publikimit: “Teknologjia informative dhe dixhitalizimi në tregun ekonomik dhe konkurrenca”.
Ky është një punim 9 faqesh nga tre autorë dhe referencat e pakta janë nga një libër shqip, disa raporte të Komisionit Evropian dhe nga një raport i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në po të njëjtën revistë ka publikuar edhe Justina Shiroka Pula, deputete e PDK-së dhe ish-ministre e Energjisë në Qeverinë e Kosovës.
Shiroka Pula ka publikuar si bashkautore me dekanin e Ekonomikut, Skënder Ahmeti dhe me Venet Shalën punimin: “Rëndësia e investimeve në ndërmarrje të vogla e të mesme, rasti i Kosovës”.
Kërkimet e thjeshta në internet tregojnë se revista amerikano-kineze, kërkon vetëm 50 dollarë për publikimin e një punimi dhe se në fakt ajo vetë u dërgon e-mail-e individëve të ndryshëm, duke u kërkuar që t’i dërgojnë punimet e tyre.
Skandali më i ri në UP shpërtheu kur “Koha Ditore” raportoi se rektori Ibrahim Gashi kishte publikuar në një revistë të rreme indiane.
Që nga ajo kohë kanë vazhduar protestat studentore që kërkojnë shkarkimin e rektorit Gashi, ndërkohë që LDK-ja ka kërkuar debat parlamentar.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12