PRISHTINE - Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Prishtinë nga të shtënat e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në rrugën "Shaip Spahiu". Siç bëjnë të ditur mediat kosovare, i plagosuri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare.

Mësohet se nga hetimet e para të policisë së Kosovës, është bërë i mundur arrestimi i një personi sit të dyshuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan Zëri.

Ndërkaq një nga pistat ku po heton policia, është ajo e një konflikti që ka ndodhur në mes të dy familjeve. 

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)