Prishtinë, Piktori Omer Kaleshi merr 
“Medaljen Presidenciale të Meritave”

Prishtinë, Piktori Omer Kaleshi merr <br />“Medaljen Presidenciale të Meritave”
Piktorit shqiptar me famë botërore, Omer Kaleshit, ia dorëzua “Medalja presidenciale e meritave” gjatë ditës së hënë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.

Për shkak të vizitës në Shqipëri të Ministrit të Kulturës Kujtim Shala, takimin me Kaleshin e kreu zëvendësministri Hoti, i cili e përgëzoi piktorin për arritjet në fushën e artit pamor, si dhe për kontributin që po jep për artin në Kosovë.

Hoti tha se vepra e Kaleshit është dhuratë e çmuar për brezat e ardhshëm dhe se piktura e tij është një pasqyrë e bukur e artit në përgjithësi. Piktori Kaleshi për vite me radhë jeton në Paris të Francës, por kontributi i tij për Kosovën ka qenë prezent. Kaleshi i ka dhuruar galerisë së Universitetit “Iliria” në Prishtinë 26 piktura të tij të përzgjedhura. Ga

Galeria që mban emrin e tij, “Omer Kaleshi” vazhdon të jetë e hapur për vizitorët. Kaleshi theksoi se pikturat e dhuruar janë një dhuratë e tij për gjithë popullin e Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten