Prishtinë, Prokuroria: Të arrestuarit në
Kumanovë planifikonin sulme në Kosovë

Prishtinë, Prokuroria: Të arrestuarit në<br />Kumanovë planifikonin sulme në Kosovë
PRISHTINË - Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për disa prej të arrestuarve në Kumanovë të Maqedonisë pasi dyshohet se kishin planifikuar sulme në Kosovë. Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë, më 15 Maj 2015 janë kontrolluar banesat e kosovarëve të arrestuar nga policia maqedonase.
 
Organi i akuzës njofton se hetimet paraprake kishin nisur përpara se të ndodhte përleshja e armatosur në Kumanovë. Siç edhe shprehet Prokuroria, kontrolli i banesave të të dyshuarve u bë me urdhër të Gjykatës pas provave që iu paraqitën. Në deklaratën zyrtare nuk bëhen publike fakte të tjera për shkak të sekretit hetimor. 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Kosovës 
Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin e gjerë se ka në punë, në fazën hetimore një rast, për cilin janë kryer bastisje nga Policia e Kosovës, më 15 maj 2015, kundër disa personave të dyshuar.

Veprimet e para hetimore, në këtë rast, kanë filluar para se të ndodhin ngjarjet e fundit në Maqedoni, për shkak të dyshimeve se disa persona kanë planifikuar kryerjen e disa veprave penale në vendin tonë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që për këtë rast, ka pranuar kërkesë së bashku me prova nga Policia e Kosovës i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit për kontroll.

Për sqarim të opinionit, në këtë rast mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, të cilët sipas informatave që Prokuroria i ka pranuar nga mediat, mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni. Ky veprim hetimor, i bazuar në ligj, është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të kryerjes së veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera, mirëpo siguron opinionin se Prokurori i Shtetit, duke u bazuar në kompetencat dhe obligimet ligjore që ka, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e të gjitha akteve të kundërligjshme në vend.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit