/ATSH/-Qytetarët e Prishtinës, e kanë pasur pak të vështirë vozitjen sot. Në mëngjesin e kësaj dite, në rrugët e Prishtinës, ishte krijuar një shtresë e akullit e cila vështirësonte lëvizjen e lirë të veturave.

Kjo, ka bërë që punëtorët e njërës prej kompanive të pastrimit në komunën e Prishtinës, të dalin në aksion qysh në orën shtatë të mëngjesit.

Ata, janë parë sot të hedhin krip në rrugën "Agim Ramadani", por këtë e bënin në një mënyrë më ndryshe.

Sot nuk janë përdorur makineritë që janë për shpërndarje të kripës, por atë e hidhnin përmes lopatave.

Në këtë fotografi të bërë nga KosovaPress, shihen se si punëtorët e kësaj kompanie pastrimi, nga një kamion hidhnin krip me lopatë./KosovaPress/