Prishtina mirëpret organizimin
e zgjedhjeve serbe nga OSBE

Prishtina mirëpret organizimin<br />e zgjedhjeve serbe nga OSBE
Një ditë pas lajmit se OSBE do të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, reagon edhe qeveria e Kosovës duke thënë se Prishtina e mirëpret angazhimin e OSBE në këtë drejtim.

“Ky veprim është në harmoni me Dokumentin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës. Në po këtë deklaratë thuhet se ka qenë qeveria e Kosovës ajo që ia ka kërkuar OSBE-së “lehtësimin” e votimit të qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe.

“Gjatë kësaj dite do të hapen qendra mobile votimi, do të ketë vetëm simbole të OSBE-së, ndërsa numërimi do të bëhet jashtë territorit të shtetit të Kosovës, në mungesë aktuale të Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe anasjelltas”, thotë deklarata. “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një hap i madh për shtetin e Kosovës, sepse për herë të parë Serbia është pajtuar që të mos organizojë asnjë lloj zgjedhje në Kosovë, 13 vite pas përfundimit të luftës”, vazhdon më tej deklarat e qeverisë së Kosovës.

Gazeta Zëri shkroi dje se OSBE mori vendimin të shtunën në mbrëmje duke anashkaluar autoritetet e Prishtinës. Ndërkohë, sipas një vendimi të marrë të premten nga komisioni zgjedhor i Serbisë, gjithë votat e Kosovës do të transportohen dhe numërohen në qytetin Rashka, në brendësi të territorit të Serbisë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)