Prishtina po hyn në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në sheshin ku është vendosur ekrani i madh, qytetarët kanë nisur të mblidhen, ndërsa është ndezur edhe “Flaka e Lirisë”.
Para ekranit janë vendosur fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa shumë prej të pranishmëve kanë vendosur ta kalojnë natën aty, në pritje të shpalljes së verdiktit të së mërkurës.
Ndërkohë, edhe para Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur qindra shqiptarë, të cilët po presin vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.
Lajmi kryesor:
Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!










