Prishtina përgatit plan implementimi
sot ia dorëzon Catherine Ashton

Prishtina përgatit plan implementimi<br />sot ia dorëzon Catherine Ashton
Sot delegacioni i Kosovës do të udhëtojë për në Bruksel për t''i prezantuar planin implementues Baroneshës, Catherine Ashton, në mënyrë që të jetë gati deri më 26 prill, kur edhe është paraparë me marrëveshjen e arritur së fundi, në mënyrë që ky plan të jetë gati për zbatim nga data 26 prill.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi do të udhëheq delegacionin e Kosovës në Bruksel, ku do t’i paraqitet kabinetit të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, plani i Kosovës për implementimin e marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë tha se plani i Kosovës për implementimin e marrëveshjes parasheh akte ligjore, afate kohore dhe akterë të implementimit, që janë të gjitha institucionet e Kosovës me mbështetjen e plotë të BE-së, SHBA-së dhe aktorët tjerë si EULEX, NATO dhe OSBE. Thaçi tha se implementimi i marrëveshjes është sfidë dhe fati i marrëveshjes do të varet nga zbatimi i saj.

“Presim që të kemi planin implementues të dakorduar deri më 26 prill, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi. Sfidë do të jetë implementimi dhe fati i marrëveshjes varet nga kjo”, u shpreh Thaçi.

Por, kryeministri Thaçi shprehu besimin në arritjen e zbatimit të marrëveshjes, duke pasur parasysh mbështetjen që i japin marrëveshjes të gjitha institucionet e Kosovës dhe shumica e spektrit politik. Po ashtu, ai vlerësoi edhe qasjen e Qeverisë së Serbisë për thirrjen e saj për serbët e veriut për implementimin e marrëveshjes.

“Është një implementim i cili do të reflektojë në jetën e çdo qytetari në veri, familjeve të tyre dhe do të ndikojë edhe në ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë si parakusht i domosdoshëm i dy vendeve për lëvizje drejt integrimeve”, tha ai.

Kryeministri Thaçi tha se plani implementues do të përmbyllet brenda dy ditëve të ardhshmë në Bruksel dhe pastaj marrëveshja e arritur gjatë javës së ardhshme duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, Thaçi falënderoi gjithë spektrin politik të vendit për mbështetjen që i kanë dhënë marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se ka mjaft hapësirë për ballafaqime politike në sfera të tjera.

Këto komente, kryeministri Thaçi i bëri në mbledhjen e kabinetit qeveritar, në të cilën, përveç disa vendimeve të tjera, u miratua edhe raporti tremujor i buxhetit të Kosovës.

Marrë nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës