Prishtina pret në shesh Vitin e Ri

Prishtina pret në shesh Vitin e Ri
Prishtina pret në shesh Vitin e Ri 2015 dhe për këtë kryetari i Komunës së kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, fton qytetarët.

“Sivjet e presim N’shesh. Mbi 40 kafeteri të Prishtinës së bashku në sheshin Zahir Pajaziti. Lojëra, muzikë dhe qejf. Prej orës 14:00 deri më 02:00 pas mesnate. Bashkë në halle e bashkë në gëzime. Shpërndane! #‎PRiteNshesh”, shkruan ai në Facebook.

“2015 ‪#‎PRiteNshesh”, është mesazhi në mes të logos rreth si orë, ku janë vizatuar monumente e objekte simbole të kryeqytetit të Kosovës, në “kurorën” e të cilave është simboli i Pavarësisë i 17 Shkurtit historik 2008 Newborn, e mes tjerash janë edhe Biblioteka Kombëtare, Shtatorja e Skënderbeut, Katedralja “Nënë Tereza”, Sahatkulla…

 Në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën Viti i Ri festohet e pritet në sheshe tradicionalisht nga viti i madh i Lirisë 1999, kur në mbrëmjen e 31 Dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të kryeqytetit kosovar.

prishtine

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf