PRISHTINE- Festa e Flamurit vesh kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 Nëntorin, Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, do t’i japin jetë festës në Kosovë.
Sheshi “Nënë Tereza” do të ndriçohet enkas nga komuna për këtë ditë, ndërsa përgjatë tij do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Komuna e cila kujdeset për aktivitetet kulturore, do të zhvillojë një koncert për fëmijët në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe në mbrëmje një koncert festiv në orën 20:00 në sheshin “Nëna Tereza”.
Por mëngjesi i 28 nëntorit fillon me tubimin e Aleancës Kuq e Zi e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen. Siç është paralajmëruar marshimi nis në orën 10:30 në Kinema ABC dhe më pas mijëra qytetarë do të marshojnë në shëtitoren nga hotel Grandi drejt ‘New Born’.
Ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” për të cilën kjo datë ngërthen në vete të gjitha fazat e kombformimit, vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren. Sipas zyrtarëve të “Vetëvendosje”, 28 Nëntori nuk është vetëm ditë pushimi, por mbi të gjitha, ditë festimi, ditë reflektimi dhe ditë angazhimi institucional e shoqëror për kombin shqiptar drejt realizimit të këtij projekti madhor politik që nisi më 1912.
/Shqiptarja.com