Prishtina:Vizita e Papës, dëshmi për
orientimin perëndimor të shqiptarëve

Prishtina:Vizita e Papës, dëshmi për<br />orientimin perëndimor të shqiptarëve
PRISHTINE- Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është vlerësuar si moment i veçantë dhe historik dhe një dëshmi për përcaktimin e popullit shqiptar drejt Perëndimit.

Kështu e kanë parë liderët kosovarë vizitën që kreu i Vatikanit i bëri të dielën Tiranës. Madje me këtë vlerësim e ka nisur postimin e tij në rrjetin social “Facebook” kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, shkruan sot "Koha Ditore".

Duke e përshëndetur këtë vizitë, Thaçi ka thënë se përmes saj dëshmohet përcaktimi i popullit shqiptar për t’u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit.Vetë Thaçi nuk ka qenë prezent në Tiranë, derisa gjatë javës u raportua se ai kishte kërkuar një gjë të tillë, por kjo u refuzua nga Vatikani.

Në Prishtinë, Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vizitën e Papës në Shqipëri po ashtu e ka konsideruar historike dhe me rëndësi të veçantë.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi