"Përfaqësues të transmetuesve publik nga Beogradi, Lubljana, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi do të diskutojnë për sfidat me të cilat përballen transmetuesit publikë në shërbim të komuniteteve të nënpërfaqësuara dhe mënyrat se si të përgaditet program cilësor për komunitetet në Evropën Juglindore", thekson njoftimi i OSBE.
Bëhet e ditur se, ekspertë të mediave publike nga Finlanda, Suedia, Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe Turqia do të ndajnë praktikat e tyre më të mira me pjesëmarrësit.
Në konferencë do të flasin Tatjana Shikoska, U.D. Shefe e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Annika Nyberg Frankenhaeuser, Drejtor për Media në EBU.
ATSH