PRISHTINË, 2 Dhjetor /ATSH/.-Misioni i OSBE-së në Kosovë do të jetë mikpritës i një konference rajonale dyditore me temë fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen në jetën publike, e cila fillon nesër në Prishtinë.
"Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të nivelit qendror e lokal nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Selaniku dhe Tirana, si dhe partnerë ndërkombëtarë, do të diskutojnë mënyrat se si të angazhohen të rinjtë në vendimmarrje dhe politikë-bërje brenda kornizave ligjore ekzistuese, si dhe përmes vullnetarizmit dhe mediave sociale", thekson njoftimi i dërguar.
Qëllimi i konferencës është që të krahasohen praktikat e ndryshme rajonale të fuqizimit të rinisë dhe nxjerrja e rekomandime dhe veprimeve për zbatim në vitin 2015./b.j/