Tiranë, 27 Janar /ATSH/.- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar fuqishëm dhunën që shpërtheu te marten ne Prsihtine, gjatë protestave të opozitës që lanë dhjetra policë dhe protestues të plagosur.
"Jam i shqetësuar nga ngjarjet që pamë sot " , tha Schlumberger, duke shtuar se "njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por ata duhet të shprehin ankesat e tyre në mënyrë paqësore. Dhuna nuk është përgjigje".
"Të gjitha partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të përdorin dialogun politik, si e vetmja rrugë përpara", shtoi ai.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë monitorimin e situatës nga afër dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet që kanë për qëllim çaktivizimin e tensionit./KosovaPress/f.n/