Prishtinë, polici dyshohet se u vra
nga kushërinjtë për pronën 1 mln €

Prishtinë, polici dyshohet se u vra<br />nga kushërinjtë për pronën 1 mln €
Një efektiv i sektorit kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike në Kosovë është vrarë me armë në mes të Prishtinës. Shemsi Gashi, 61 vjeç u gjet i pajetë në lagjen “Mati 1” rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm.
 
Mediat kosovare, shkruajnë se policia ka marrë në pyetje tre persona Ramë, Agron e Mujë Gashi, të afërm të viktimës, të cilët dyshohet ta kenë vrarë atë për arsye pronësie.

Kjo ngjarje sipas policisë Kosovare ka ndodhur për një sipërfaqe toke, e cila ka vlerën e 1 milion euro dhe që gjykata kishte vendosur 4 muaj më parë t’ia linte në pronësi shtetasit Shemsi Gashi, të vrarë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë është rrëzuar pista e mundshme që kjo ngjarje të ketë lidhje me punën e policit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.
 
vrasja e policit kosove

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman