Prishtinë, shkonin për luftë në Siri
pranga në aeroport dy kosovarëve

Prishtinë, shkonin për luftë në Siri<br />pranga në aeroport dy kosovarëve
PRISHTINË-  Janë arrestuar në aeroportin e Prishtinës 2 persona pasi ishin nisur që të shkonin në Siri për të marrë pjesë në luftën kundër regjimit të Bashar al Assad.
 
“Shteti më në fund, edhe pse me vonesë sot ka treguar dorën vet kundër vullnetarëve nga Kosova që shkojnë për të luftuar në luftën e huaj në Siri”, komentojnë mediat e Kosovës.
 
ORA 15:00 QEVERIA MIRATON NJË P/LIGJ QË U NDALON KOSOVARËVE TË MARRIN PJESË NË KONFLIKTET E JASHTME

 Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës së kosovarëve të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit, shkruajnë mediat e Kosovës. Në rast të kundërt, ata që shkojnë për të marrë pjesë në konfliktet e jashtme do të dënohen me 15 vjet burg.
 
Gjithçka është iniciuar pasi shumë të rinj nga Kosova u nisin për në Siri, për të luftuar krah rebelëve që luftojnë kundër regjimit të Presidentit, Bashar al Assad. 

“Qeveria e Kosoves miratoi projektligjin përmes se cilit bashkimi në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme deri në 15 vite burg”, ka bërë të ditur ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku. 

Projektligji  i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Kosovës.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës