PRISHTINË, 19 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës me mbështetjen e Ministrisë kosovare të Shëndetësisë, organizoi sot në Prishtinë, Kongresin e Dytë për Obstetrikë dhe Gjinekologji, ku morën pjesë profesionistë edhe nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Kroacia, Italia, Maqedonia dhe shtete të tjera.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, vlerësoi lart organizimin e këtij kongresi, si një mënyrë për avancimin e zhvillimeve në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Prof. dr. Shefqet Lulaj, kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, tha se Kongresi ka për qëllim ngritjen e nivelit profesional të gjinekologëve dhe obstetërve kosovarë, me qëllim përmbushjen e qëllimit të pestë të shekullit-përmirësimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës./m.m/
/Shqiptarja.com