Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë ndaj Inspektorëve të pyjeve të ardhur nga Tirana dhe atyre nga Bulqiza.
Personat që kanë qëlluar drejt inspektorëve dyshohet të jenë punëtor në minierat e Bulqizës të cilët nxjerrin shtylla për të bërë trarët e galerive. Por duke ditur se prerja e druve është e paligjshme ata kanë dalë për të kryer aktivitetin gjatë natës në malin e Tërnovës. Sapo kanë dëgjuar se inspektorët e pyjores po afrohen në drejtim të tyre ata kanë qëlluar me breshëri në ajër.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa nga një denoncim i ardhur në Report Tv, bëhet e ditur se mes 4 inspektorëve ka qenë i pranishëm edhe drejtori i policisë pyjore.
" Mirmbrema!Para 15-20 min eshte gjuajtur me bresheri automatiku drejtori i policise pyjore bashke me 4 inspektore ne Ternove te Bulqizes pasi kane kap 4 kamione me dru" shkruan denoncuesi për Report Tv.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, ku këta të fundit kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.
-
Jane nje familje (Liçi) nga fush bulqiza qe po shkaterrojne hektare te tere me Pune duke masakruar veç te tjerash edhe nje zone turistike te quajtur Liqeni I Bardhe. Shteti nuk duket fare per ti rrasur brenda keta maskarenj.
Përgjigju -
Kafsheri
Përgjigju









Komente
Komento