Prisnin në lokal t’i merrnin 10 mijë €
biznesmenit/Ja dy të rinjtë gjobëvënës

Prisnin në lokal t’i merrnin 10 mijë €<br />biznesmenit/Ja dy të rinjtë gjobëvënës
Dy ditë më parë Policia ka arrestuar Altin Valisi 21 vjeç dhe Durim Dervishi 19 vjeç, të rinjtë që i kishin vënë gjobë 10 mijë euro biznesmenit të xhamave Piro Zoto.

Pasi i kishin dërguar mesazh biznesmenin ku i kërkonin 10 mijë euro ose do ta vrisnin si dhe iu paraqitën si të afërm të Shullazit, dy të rinjtë lanë një vendtakim më Piro Zoton.

Për të marrë paratë Altin Valisi dhe Durim Dervishi i thanë biznesmenit se do ta prisnin në një lokal në Laprakë.

Por ndërkohë Piro Zoto kishte komunikuar me Policinë për këto mesazhe. Oficerët e Policisë mbanin kontakt të vazhdueshëm më biznemsnein për cdo mesazh që i shkonte atij. Pikërisht ku u la vendtakimi, biznesmeni i xhamava lajmëroi Policinë, e cila e udhëzoi që të shkonte me makinë pranë lokalit, por të mos dilte nga makina.

Shqiptarja.com ka siguruar edhe fotot e dy të rinjve gjobëvënës Altin Valisi dhe Durim Dervishi. Ata u prangosën teksa prisnin makinën e biznesmenit, por në këtë moment ka ndërhyrë Policia duke i vënë në pranga. 

Të dy të rinjtë kishin njohje me Piro Zoton, pasi blinin xhama te kompania e tij.Ata kishin humbur një sasi të madhe parash në baste dhe tentuan që t’ja merrnin biznesmenit Zoto.

Në mesazhet kërcënuese që ata i dërguan  ishin “Na jep 10 mijë euro ose të vramë” si dhe “Unë jam Altin Shullazi”.

Ata akzuohen për "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", por edhe për armëmbajtje pa leje.

dervishi valisi
Durim Dervishi dhe ​Altin Valisi
 
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit