Prit kuponin dhe bërtit

Prit kuponin dhe bërtit
OSBE me kishte listuar nder biznesmenet ne politike. Nuk e kuptoj a e kish per mire a per keq. Se nuk arrij te kuptoj cte keqe ka te kesh jetuar e punuar ndershem, te kesh krijuar e prodhuar vlera per vete, te tjeret e vendin. 
 
Mua me politiken nuk me lidh biznesi por nje vokacion i hershem qysh ne vitin 1990 kur organizoja disidencen ne akademine e arteve ku isha student, ne kohen kur shume  nga ata qe mbushen partine demokratike ishin akoma komuniste. 
 
Kryeministrin e sotem e kam njohur pikerisht ne ate kohe, si pedagogun e pare pjese te levizjes studentore ne akademine e arteve. U perndoqa, u mora ne mbrojtje me azil politik ne Itali e u riktheva ne 93shin me shpresen se me pluralizmin do pasonte edhe demokracia. 

Shume naiv isha e si shume te zhgenjyer te tjere nga produkti i pluralizmit, u mora me biznes per 15 vitet qe pasuan.
 
Sot dua te flas per biznesin, per sipermarresit, sepse une mendoj se ata jane kontributore shume te rendesishem per zhvillimin e kujtdo vendi, aq me teper te ketij tonin ku nuk e kane pasur aspak te lehte veprimtarine e tyre.
 
E di mire se ne ato 15 vjet veprimtari kam pare e duruar, lloj lloj situatash e padrejtesish, dhe sot flas duke u futur ne lekuren e sipermarresve te vegjel e te mesem te ketij vendi.  
Di shume mire se c'ndodh me inspektoret e tatimeve, se c'vuan biznesi nga cdo lloj policimi a kontrolli, tatimor a tjeter.. di shume mire cdo te thote te te bien ne qafe, te te gjobisin padrejtesisht, te te bejne presion, te te hyjne ne pjese te ashtuquajturit “te forte” e ata me pushtet e mos kesh shtetin ne krah. 
 
E di shume mire cdo te thote te punosh pa orar, pa dite pushimi, duke krijuar e prodhuar te mira, jo vetem per vete, me 100 sakrifica jo vetem nga konkurrenca apo kushtet e veshtira ne kete vend, dhe te jesh krejt vetem perballe nje lukunie me uniforme shteterore qe kane per qellim vetem te marrin dicka nga ty. 
 
Prandaj kam bindjen se reforma kunder informalitetit, pavaresisht veshtiresive e pasojave te saj, eshte nje nga reformat me te domosdoshme e me patriotike po te doni, te ndermarra nga kjo qeveri. Kjo reforme i duhet vendit, por kjo reforme i duhet me shume biznesit. 
 
Duket gje shume e vogel ai kuponi, e duket sikur po i bihet ne qafe atij sipermarresit te vogel, por, ai kupon eshte celesi i cmontimit te nje sistemi te korruptuar te kthyer ne norme i cili ne nje menyre a nje tjeter na ka marre peng te gjitheve.

Prandaj sot marr fjalen per te mbeshtetur kete reforme se besoj me gjithe forcen e arsyes se prerja e kuponit per cdo artikull eshte nje e mire e madhe per ju, sipermarres te ndershem te ketij vendi, e per gjithe ne te tjeret bashke.
 
I nderuar sipermarres,
 
Prite ate kuponin e vogel tatitor ne kasen fiskale, edhe pse ato jane te perfolura per monopol.
 
Prite kuponin qe te kerkosh sherbim dhe ndershmeri nga shteti.
 
Prit kuponin qe mos paguajne me mijera euro tatimoret e doganieret per te filluar pune.
 
Priteni kuponin qe te mos ju sulmojne se ke votuar nje parti, dhe po te njejtet, heren tjeter, te te ndeshkojne pse ke votuar per partine tjeter.   
Prite kuponin dhe mbro bindjet e tua pa frike.
 
Prit kuponin e fito zerin, qe te mos fshihesh nga kamerat e te flasin ne emer tend 4 opinionistet e kater mediave vetem kur kane ndonje hall tenderi..

Prit kuponin e kerkoju faturen me vleren e vertete importuesve e grosisteve, se aty eshte gropa e madhe, jo tek ju..
 
Prite kuponin qe te mos u fshihesh njerezve qe vijne te kontrollojne ne emer te shtetit edhe pse shumica jane shume here me te pandershem se ty.
 
Prite kuponin qe mos u servilosesh inspektoreve, ne shumice bashkefshatare te drejtoreve apo ministrave te rradhes,
 
Prite kuponin qe te mos te te thone ty hajdut, por qe te mund t’i tregosh me gisht e me ze te larte se kush jane hajdutet e vertete. 
 
Prite kuponin qe te mos kesh ortak taksidaret, ne cdo qepen te ulur sot neper Tirane ka qene ortak minimalisht nje taksidar dhe drejtori i taksidarit.
 
Prit kuponin qe ta pish kafen rehat e mos vraposh i lemerisur nga telefonata se te kane ardhur kontroll tatimet. 
 
I nderuar sipermarres,
 
Prit kuponin e jepi ze, shtreses me punetore e krijuese te ketij vendi. 
 
Prite kuponin qe te mos nderrosh rruge kur ka protesta por te solidarizohesh kur beson.
 
Prit kuponin qe te dalesh ne proteste, qe te kete me pak interesaxhinj e te papune e me shume qytetare e kontribues qe ngrene zerin
 
Prite kuponin qe ato 100nd lekshat e vegjel neper kafe, mos tua vjedhin me nje dore tek tenderi i rradhes.
 
Prite kuponin qe te paguash me shume taksa, e te te dhembe akoma me shume kur te ti vjedhin me tendera drejtora a ministra, 
 
Prite kuponin i nderuar sipermarres, qe te fitosh zerin, te fitosh kurajen, te fitosh dinjitetin e te besh me turp gjithe ata qe abuzojne ne kurriz te djerses tende. 
 
Prandaj une mendoj me gjithe forcen e arsyes se kjo reforme, se kuponi tatimor eshte celesi per te fituar lirine, per te ndryshuar njehere e mire marredhenien e deformuar sipermarres - shtet, ne favor te sipermarresve,  per ta bere zerin e sipermarrjes,  si ne te gjithe boten,  ze te pare,  jo te fundit. 
 
Kjo reforme nuk eshte pa pasoja por nuk mund te fitosh force e dinjitet pa sakrifica. 

*Fjala ne seancen e sotme te Kuvendit e deputetit socialist Artan Gaci

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin 26 vitesh burg

Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin 26 vitesh burg