Prita në Qafë-Kashar ndaj Shullazit
dhe mikut të tij, mister atentatorët

Prita në Qafë-Kashar ndaj Shullazit<br />dhe mikut të tij, mister atentatorët
TIRANE- Prita e ngritur në Qafë-Kashar ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, ka vënë në lëvizje gjithë policinë e Shtetit. Që të dy kanë marrë nga një plagë, por fati i tyre, me sa duket kanë qenë pikërisht jelekët anti-plumb që dy djemtë kanë patur veshur. Të pyetur nga Policia, dy të mbijetuarit e asaj prite, kanë bërë me dije se nuk dinë asgjë se kush ka qëlluar mbi ta, pasi që të dy kanë deklaruar se nuk kanë probleme me asnjë person.

Njëkohësisht, policia ditën e djeshme ka bërë të mundur të hedh dritë edhe mbi autorësinë e pronësisë së mjetit, me të cilin ishin duke udhëtuar në atë moment Shullazi dhe Dani, mjet që është gjendur i braktisur në Kashar. Sipas të dhënave, mësohet se makina tip ‘Golf’ i ishte dhënë Shullazit nga miku i tij nga Rrashbull i Durrësit, Shkëlzen Berisha, ndërsa rezultonte të ishte në pronësi të të atit të këtij të fundit. Shkëlzen Berisha, 30 vjeç, është marrë në pyetje ditën e djeshme nga grupi që po punon për zbardhjen e ngjarjeve dhe saktësohet se ka pranuar faktin se makinën ia kishte dhënë në përdorim Shullazit për disa ditë.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja