'Prita sot 2 kryetarë komunash dhe 2 përfaqësues të familjve heroike', Meta: Folën për situatën e shkaktuar nga COVID dhe gjendjen ekonomike

'Prita sot 2 kryetarë komunash dhe 2 përfaqësues të familjve heroike', Meta: Folën për situatën e shkaktuar nga COVID dhe gjendjen ekonomike

Presidenti Meta ka pritur sot në një takim Bekim Jasharin dhe Ramiz Lladrovcin, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike, njëkohësisht dy përfaqësues të familjeve heroike në luftën me Serbinë. Meta thotë se gjatë takimit folën për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendet respektive dhe gjendjen ekonomike,

"Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, z.Bekim Jashari dhe z.Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike.
Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat,"
-shkruan Meta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/07/2020 16:01

    Hajduti Meta pret kosovaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik