TIRANE- Një i ri i ka shpëtuar mrekullisht një prite të zënë orëve të vona të së dielës, në një aks rrugor që vetëm fati mund të të shpëtojë. Mbi të është qëlluar me breshëri kallashnikovi, por i riu ka mundur të rrisë shpejtësinë dhe t’u shpëtojë plumbave.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pukë - Vau i Dejës, në zonën e Qafë-Çelës, rreth orës 22.30. I riu, pasi ka zbritur në Vaun e Dejës ka lajmëruar policinë, ndërsa në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur ekspertë të Policisë së Shkodrës, ndërkohë që kanë mbërritur edhe drejtues të komisariatit të Pukës.
/Shqiptarja.com