'Pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik', si parashikohet motit për fundjavën

'Pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik', si parashikohet motit për fundjavën

Foto ilustruese

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

"Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës", njofton SHMU.

Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

"Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesë elektrike dhe breshër. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës", parashikon SHMU.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah

Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah