Pritet mot i keq, pezullohet lundrimi i tragetit të udhëtarëve Durrës-Bari dhe Bari-Durrës

Pritet mot i keq, pezullohet lundrimi i tragetit të udhëtarëve Durrës-Bari dhe Bari-Durrës

1697789634_Screenshot3.jpg

Për shkak të motit të keq, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për tragetet Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Lundrimi do të pezullohet për mbrëmjen e sotme, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.

“Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga  7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit”, njofton Autoriteti Portual Durrës.


Lajmi kryesor:

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit e tragetit të linjës! Hapen të dielën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij