Është përkeqësuar situata e motit në Vlorë. Era e fortë ka bërë që këtë të pezullohet lundrimi për tragetin e linjës.
Situata e rënduar do jetë kryesisht të premten dhe të shtunën, me mot të shoqëruar me erë të fortë dhe me det me dallgë nga 2.5 deri në 3.5 metra.
pezullimi do bëhet për anijet e peshkimit, mjetet e vogla lundruese ndërsa do të mbetet i tillë deri mëngjesin e së dielës.
Për shkak të motit të keq, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për tragetet Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Lundrimi do të pezullohet për mbrëmjen e sotme, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.
“Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.
Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.
Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit”, njofton Autoriteti Portual Durrës.