Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Stefano Pioli

Stefano Pioli është zgjedhja e parë e Aurelio De Laurentiis për Napolin e sezonit të ardhshëm. Hezitimet e vazhdueshme të Antonio Contes e kanë detyruar numrin një të të kaltërve që të kërkojë diku tjetër dhe trajneri aktual i Milanit e gjen veten në 'pole position'.

Siç raporton Il Mattino, një kontratë dy vjeçare me vlerë 3 milionë euro neto në sezon është gati për trajnerin 58-vjeçar, por fillimisht ai do të duhet të çlirohet nga Milani me të cilin ka edhe një vit të mbetur në kontratë me vlerë 4.1 milionë euro neto, plus bonuse.

Siç raporton gazeta Campania, De Laurentiis nuk dëshiron pengesa, nuk dëshiron pritje, nuk dëshiron të arrijë marrëveshje që më pas mund të vihen në dyshim. Prandaj ai do të presë që trajneri emilian t'i japë fund marrëdhënies së tij me kuqezinjtë dhe më pas të fillojë punën për të gjetur akordin.

Zgjedhja e Napolit do të vlerësohej nga vendimi i Piolit, i cili nuk është i interesuar të marrë një pushim dhe do ishte i etur për një aventurë të re dhe intriguese. Conte (i ndjekur edhe nga kuqezinjtë si zgjedhja e parë e Ibrahimovicit) dhe Gasperini, i cili është gjithnjë e më i prirur për të vazhduar aventurën e tij të shkëlqyer në krye të Atalantës, duket se nuk do jenë në listë nëse Pioli vendos për të kaluar te Napoli.

Fakt është se emri i tij lidhet me një shkarkim në fundin e sezonit nga Milani, paçka se ka një vit kontratë të mbetur. Duket se zero titujt dhe eliminimi nga Europa League ka sjellë këtë gjendje te Milani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj vizitë 2-ditore në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj vizitë 2-ditore në Kosovë