Pritet shtimi i skuadrave në Superligë, UEFA i dërgon 4 variante FSHF-së! Takim me Drejtorët Sportivë

Pritet shtimi i skuadrave në Superligë, UEFA i dërgon 4 variante FSHF-së! Takim me Drejtorët Sportivë

Takimi i Drejtorëve Sportivë në FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan të ndryshojë formatin e Superligës, kjo duke shtuar numrin e skuadrave. Departamenti i Garave në FSHF organizoi këtë të premte një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superligës.

Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte te propozimet mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të garës. Për të rritur më shumë nivelin e garës, shikueshmërinë, të ardhurat nga të drejtat televizive e marketing, si dhe për ta bërë kampionatin sa më tërheqës dhe interesant, Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar disa javë më parë Departamentit të Garave në UEFA të sjellë disa propozime se si kampionati mund të ndryshojë në vijim.

Zyrtarët e UEFA-s kanë sjellë në FSHF katër variante, teksa këto janë diskutuar sot me Drejtorët Sportivë të 10-të klubeve në Superligë. Nesër kreu i FSHF-së, Armand Duka do të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 presidentët e klubeve të këtij kampionati, për të diskutuar këto propozime.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë

Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë