Pritet vetëm zyrtarizimi, Formula 1 blen MotoGP për 4 miliardë euro

Pritet vetëm zyrtarizimi, Formula 1 blen MotoGP për 4 miliardë euro

Moto GP

Pronarët e Formula 1, Liberty Media synon të finalizojë blerjen e Kampionatit Botëror MotoGP për një shifër prej rreth 4 miliardë eurosh, bën me dije Financial Time.

Marrëveshja mund të shpallet në ditët në vijim, përpara raundit të tretë të sezonit të ri të MotoGP në Çmimin e Madh të Amerikës e cila zhvillohet nga 12-14 prill.

Pronari i Liberty, i cili kryesohet nga miliarderi i telekomunikacioneve dhe argëtimit John Malone, është gati të dakordësohet me marrjen e Dorna Sports pasi pa një ofertë rivale nga grupi sportiv me në krye Katar Sports Invetments që ka në pronësi PSG-në dhe kryesohet nga Fondi i Investimeve Arabe.

Nëse operacioni do të kalonte, Liberty Media do të krijonte një lloj monopoli mbi format më të pasura dhe më prestigjioze të motorsportit botëror, me misionin për të arritur suksesin e arritur tashmë në Formula 1.

Njëra, duke përsëritur formën e saj, e përshtatur natyrshëm me specifikat e vetë MotoGP. Një skenar shumë kompleks dhe i larmishëm, i cili përfshin gjithashtu edhe kategoritë Moto2 dhe Moto3.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë