Priti Ambasadorin e Kinës, Nikolla: Bashkëpunimi parlamentar, nxitës i marrëdhenieve midis të dy vendeve

Priti Ambasadorin e Kinës, Nikolla: Bashkëpunimi parlamentar, nxitës i marrëdhenieve midis të dy vendeve

Ambasadori i RP së Kinës, Zhou Ding dhe Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e RP të Kinës, Zhou Ding.

Ambasadori Ding i uroi Nikolla suksese në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e RP të Kinës për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore. Marrëdhëniet ekzistuese politike, midis qeverive e parlamenteve të të dy vendeve, mund dhe duhet të intensifikohen. Midis të dy vendeve ka edhe mundësi të pashfrytëzuara për për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Shkëmbimet parlamentare mes Shqipërisë dhe Kinës kanë qenë shumë të mira, në formën e vizitave zyrtare në nivele te larta si edhe në nivel të delegacioneve të Grupeve të Miqësisë. Në Kuvendin e Shqipërisë do të formohet së shpejti Grupi i Miqësisë me RP të Kinës.

Kryetarja e Kuvendit,. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të RP të Kinës dhe do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve dhe dy popujve tanë.”

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej