Presidenti i Ilir Meta ka pritur sot me një ceremoni presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin, e cila i ka dhënë një dhuratë të veçantë simbolike, dhuratë kjo që i vinte nga gratë e Kosovës që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale gjatë luftës së Kosovës.
Meta shkruan se këtë dhuratë do ta mbajë në zyrën e tij, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar.
"E pranova me shumë kënaqësi dhuratën simbolike të Presidentes në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat meritojnë drejtësi, dinjitet njerëzor dhe përkrahje sa më të madhe institucionale.
Këtë dhuratë do ta mbaj në zyrën time, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar. Mbështetje për Heroinat e Kosovës dhe për fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në përgjithësi. Solidaritet të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që dënon gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë", shkruan Meta.
Lajmi kryesor: