Pritja e afganëve, Rama dekorohet nga Universiteti Georgetown në Uashington: Jam krenar! Harmonia fetare, trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me një pritje të veçantë në kampusin e Universitetit Georgetown në Uashington të SHBA. Kryeministri mori falenderime të posaçme nga stafi drejtues i Universitetit për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare në pritjen, strehimin dhe ndihmën e ofruar për 2000 refugjatët afganë.

“Faleminderit që hapët dyert dhe iu ofruat strehë atyre që kishin nevojë. Faleminderit për udhëheqjen e Shqipërisë dhe zbatimin e agjendës për gratë, paqen. Keni krijuar një mjedis mundësues për promovimin e grave. Do na sillni një udhëheqje të fortë, mezi presim të punojmë me ju. Keni një përqindje të lartë të grave në poste ministrore në qeveri. Ju paraqesim një shenjë të mirënjohjes sonë, për udhëheqjen tuaj për gratë dhe sigurinë.”-tha një përfaqësuese e Universitetit.

Kryeministri Edi Rama përmendi bashkëjetesën fetare si një nga gjërat më të çmuara të vendit tonë. Kreu i qeverisë është shprehur se afganët mund të qëndrojnë sa të duan në Shqipëri dhe nëse nuk pajisen me viza amerikane, madje edhe përgjithmonë.

"Sa herë dëgjoj fjalë kaq të bukura, për atë çka kemi bërë, në raport me afganët, gratë afgane, aktivistët afganë, kam një ndjenjë sikleti sepse çfarë është kaq e veçantë, duhet të kishte qenë normë për të gjithë. E trishtë që një vend kaq i vogël si Shqipëria, përgëzohet kaq shumë pasi të tjerë shumë më të mëdhenj, më të fuqishëm, më të pasur u larguan përballë nevojës së këtyre njerëzve. Nuk u kundërshtua politikisht nga askush edhe pse nuk kemi një jetë më të lehtë politike. Kur erdhi fjala për strehimin e afganëve, nuk pati mosdakordësi.

Gjithçka ka të bëjë me të qenit njerëzor. Edhe nëse nuk pajisen me viza, ata mund të qëndrojnë përgjithmonë tek ne. Jam katolik, bashkëshorten e kam myslimane. Fëmijët tanë, nga martesat e mëparshme janë ortodoksë. Kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, e merr ai vendimin. E përmend këtë shembull sepse mendoj se kjo është trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria. Për ata që më kanë pyetur pse e kam bërë, i përgjigjem dhe i them që këta jemi ne. Nuk e kemi të shkurtër kujtesën, jam krenar që Shqipëria mundi ta bënte.”-tha Rama.

Sa i përket grave në qeveri, kryeministri Edi Rama tha se ato janë më të afta për të vepruar ndërsa për burrat theksoi se janë më të mirë për të folur.

“Besoj na duhen më shumë gra, burrat janë të mirë për të folur ndërsa gratë janë më të mira për t’i bërë gjërat, për të vepruar.”-tha Rama.

Ndërsa dy përfaqësues të Universitetit Georgetown thanë se janë habitur nga mikpritja e Shqipërisë për afganët.

“Shqipëria ishte e para që i hapi dyert refugajtëve afganë, për pritjen e mbi 2000 prej tyre duke treguar angazhimin e Shqipërisë për komunitetin tonë global. Kontaktova disa afganë në Shqipëri, dhe më thanë jam në një hotel me pamje nga deti. Dua të them se u habita për mikpritjen dhe kjo tregon frymën e Shqipërisë dhe tregon shpresën për këta qytetarë afganë.”-thanë ata.

Kujtojmë se dje, për 45 minuta, kryeministri Edi Rama dhe sekretari i shtetit Antony Blinken zhvilluan takimin në zyrat e Departamentit të Shtetit në Washington. Mes diskutimeve të ngushta për bashkëpunimin me SHBA-të dhë Shqipërinë, Blinken shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese. Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej tre ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Instituti për Paqen dhe Sigurinë falenderon Ramën: Mirënjohje që u qëndruat në krah grave afgane

Intituti Georgetown për gratë, paqen dhe sigurinë, ka falenderuar përmes një postimi në Twitter pritjen e afganëve nga Shqipëria. Instituti Georgetown i shpreh mirënjohjen kryeministrit Edi Rama, për mikpritjen e grave dhe vajzave afgane të cilat u detyruan të largohen nga vendi ityre pasi pushtetin e morën talebanët.

"Faleminderi kryeministri Edi Rama që mirëpritët gratë afgane. Gra dhe vajza ishin të detyruara të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët."-shkruan instituti Georgetown.

 

.@Georgetown recognized Albanian Prime Minister Edi Rama for opening his country to Afghan women and girls forced to flee their homes after the Taliban takeover—including 1,000+ evacuees supported by GIWPS & @VitalVoices. Thank you, PM @ediramaal, for standing with Afghan women. pic.twitter.com/8YwbO6B2bF

— GU Women & Peace (@giwps) February 16, 2022
Ora 22:30
Rama flet për familjen nga SHBA: Unë katolik, gruaja myslimane! Dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoksë! I vogli mund të vendosë të bëhet hebre

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Universitetin Georgetown në Uashington, ku foli për pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, për të treguar që Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, solli shembullin e familjes së tij.

“Unë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”-tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 17/02/2022 08:03

    Po vetem na ruani nga luftrat fetare te azise dhe ndonje epidemi e re

    Përgjigju
  • Klejdi: 17/02/2022 06:52

    Ske faj ti joooo qe tall menderen me popullin. Te kane IKUR 500,000 vete more toç qe kur hype ne pushtet, popullsia po plaket, krimi i organizuar dhe parja e ndyre po rritet, shtepite po kapin vlerat e Barcelones dhe Romes e me rrin e me derdellis per Afgane e Hebrej. Ske faj ti, vjen ketu e ngrefosesh se ke nje komunitet nga me te fortit e te pasurit qe punon me djerse e po ja del edhe pse ju klase e poshter politike e detyruat popullin te ike. Zhduku nga Amerika ti e gjith haleja Sorosiane e Betishjane e Koklopjane. Plera.

    Përgjigju
  • Libofshe: 17/02/2022 00:17

    Prandaj e ka ndritur SHQIPERIA se ka harmoni fetare Saliu, basha, meta, rama duhet te futen ne burg qe te shpetoj Shqiperia

    Përgjigju
  • Gadishulli Ilirik: 16/02/2022 23:09

    Po mër bq po. Mje bo ene si Ismail Qemali ftyra jote. Po na bo nai Afgan ose Afgane Kryeministër/re ene aty i ve kapak harmonis fetare e ndërthure me harmonin politike.Ik mër ju qr të gjithve si politikan që jeni.MOS PAFSHI DITË TË BARDHA DO ZOTI

    Përgjigju
  • Tani: 16/02/2022 22:45

    Po pse mor plehre, plaku ta ka lene Shqiperine ty qe i ftoke afganet te qendrojne pergjithmone? Merri ne shtepine tende po deshe, dhe jo ne tonen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote

Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote