Rama me gazetarët shqiptarë pas takimit me Sekretarin Blinken: SHBA mbështet 100% 'Ballkanin e Hapur'! Shqipëria krenare, trajtohet e barabartë në tryeza të mëdha! (VIDEO)

Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë. Takimi u mbajt në Ambasadën shqiptare në Washington, ku Rama ka konfirmuar se 'Blinken i kishte dhënë pëlqimin për vijimin e kësaj nisme"

Rama ka pohuar që Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur.

"Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësuar Ballkanin e Hapur. Është 100% pro Ballkanit të Hapur dhe jam ik bindur në muajt në vijim do të kem i gjëra të reja. Kemi folur për këtë projekt dhe mbështetja është 100%", tha Rama.

Ndërsa nuk ka komentuar shpalljen non grata të Sali Berishës duke thënë se kjo është meritë e vetë Berishës dhe asnjë lloj ndikimi tjetër", pavarësisht akuzave që hedh Berisha se kanë lobuar kundër tij. Lidhur me takimin që zhvilloi me kryebashkiakun e Neë York,  Eric Adams, Rama u shpreh se prezenca e tij ishte për shkak  ceremonisë  së organizuar nga Shqipëria në kuadër të kremtimit të anëtarësimit 2-vjeçar në OKB, si dhe për shkak të miqësisë që kemi sëbashku, duke nënvizuar vlerësimin për vendin tonë. Një tjetër pikë e diskutuar ishte edhe fusha e mbrojtjes ushtarake, ku do të ketë zhvillime të reja.

"Defender do të përsëritet në 2023", tha Rama

I pyetur për shkarkimin e Presidentin Meta, Rama tha se "është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin". Nuk ka mbetur pa komentuar edhe koalicioni Berisha-LSI për zgjedhjet e 6 marsit, ku sipas Ramës "ky koalicion nuk do të prodhojë asnjë rezultat pozitiv". Çështja e Afganëve, tensionet Rusi-Ukrainë si dhe marrëdhënia diplomatike ndër vite mes Shqipërisë dhe SHBA-se ishin pjesë e takimit 45 minutësh të zhvilluar mes Ramës dhe Blinken. Gjithashtu Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB për muaj në qershor të 2022. 

Për 45 minuta, kryeministri Edi Rama dhe sekretari i shtetit Antony Blinken zhvilluan takimin në zyrat e Departamentit të Shtetit në Ëashington. Mes diskutimeve të ngushta për bashkëpunimin me SHBA-të dhë Shqipërinë, Blinken shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.

Video e plotë -Rama takim me gazetarët shqiptarë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Batuta e Ramës: Lulzim Basha do i qëndrojë besnik profilit të vet, nuk fiton asgjë

 

Më 6 mars sipas Kryeministrit Rama Lulzim Basha nuk do të fitojë asgjë në 6 bashkitë e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Madje me batutë Rama tha se kështu Basha do t'i qëndrojë besnim profilit të tij.

"Nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Sicc ka humbur gjithmonë, do t'i qëndrojë besnik profilit të vet", tha Kryeministri.  

Ndërsa për aleancën Berisha-Meta, Rama tha se "Aleanca mes tyre të dyve nuk është potenciale, është reale, në vijim. Do të vazhdojë të intensifikohet sa më shumë që të ngjajnë në kuptimin e tyre për globin".

Ora 11:28
Rama: Po diskutojmë me SHBA-të për një Akademi rajonale ushtarake në Tiranë

 

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët shqiptarë që e kanë shoqëruar në vizitën e tij në Uashington, kryeministri Rama është shprehur se me SHBA është duke u diskutuar edhe për ngritjen e një akademie ushtarake rajonale në Tiranë.

"Me SHBA-të kemi 2 korsi bashkëpunimi, me të cilat ka një dakordësi të madhe në krahasim me vite më parë, korsi e mbrojtjes dhe ajo ekonomike. Jemi duke bashkëpunuar dhe kemi folur për ngritjen e akademisë rajonale të mbrojtjes në Tiranës mbi bazën e akademisë tonë ushtarake. Defender 21 do të përsëritet. Do të vijojë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Korsia tjetër është ajo ekonomike. Ka një interes të shtuar nga ana e palës amerikane për të rritur prezencën ekonomike në Shqipëri. Këto kompani aktuale janë dallëndyshet e para", tha Rama.

Ora 11:18
Integrimi në BE, Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë 'pengun', Maqedoninë  e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat.

"Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pakuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdoj ë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë", tha Rama.

Ora 11:15
Rama: Shpallja 'non grata' e Berishës, meritë 100% e tij! Nëse SHBA do ndikoheshin nga të tretë, sot do ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse

'Farsë' i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e Sali Berishës se ai ka ndikuar në vendimin e SHBA për shpallje e ish-kryeministrit 'non grata'. Sipas Ramës, nëse SHBA do të ndikoheshin nga palë të treta, atëherë sot do të ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse.

"Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. SHBA thjeshtë e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa seriozitet e integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve, kjo është jashtë realitetit. Këto janë vendime që nuk kanë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do influencoheshin kaq kollaj, atëherë ato o ishin sot peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse, por nuk ndodh sepse SHBA ka tjetër filozofi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq", tha Rama.

Ora 11:10
Rama: Arritja jonë e madhe, të trajtohemi krejtësisht si të barabartë në tryezat me të mëdhenjtë

 

I pyetur nga gazetarët në SHBA për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë për çështjet ndërkombëtare tha se vendimi ynë trajtohet si e barabartë në të gjitha tryezat.

"Shqipëria në Këshillin e Sigurimit është një gjë që askush nuk mund ta imagjinonte. Ashtu sikundër Shqipëria ishte në krye të OSBE. Ne jemi vend i vogël dhe s'mund të pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Unë jam krenar që ne trajtohemi krejtësisht të barabartë nga kushdo qoftë.

Kur na kërkohet mendimi ne e japim mendimin tim. Kur flasim themi atë që mendojmë në të gjitha instancat", tha Rama.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 16/02/2022 12:00

    Edi Rama king si gjithmone, ka lezet te nderon dhe thote gjithmone gjera te zgjuara

    Përgjigju
  • Aman: 16/02/2022 01:17

    Ta Wi-Fi krejt serbia gam o tradhtar muti o bir shkjau ai tokove me gjuriqët fashist Athen sepse ti nuk ke je Arbërori për shqiptarët po për rusoserbin o kriminel bq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!