Pritja e Ramës në Athinë, stadiumi ‘Galatsi’ vishet kuqezi, flamuj kombëtar e valle

Athina foli shqip dhe u vesh kuqezi në takimin e kryeministrit Edi Rama me bashkë-kombasit, në ndalesën e parë të turit të diasporës.

Në rrugën nga aeroporti, ku prit nga ambasadorja shqiptare, drejt stadiumit “Galatsi”, kreu i qeverisë shqiptare u prit nga dhjetëra emigrantë, që destinacion kishin sallën e mbushur me flamurin me shqiponjën dykrenare.

Salla plot shqiptarë, e priti me ovacione.

Takimi në sallën “Teatri i Krishtlindjeve” ku u mbajt takimi me mijëra shqiptarë të Greqisë nisi me himnin kombëtar, ndërsa tonet e muzikës së këngëtarëve shqiptarë i pasoi fjalimi i shefes së diplomacisë shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, që e quajti takimin moment historik.

"Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike" tha ambasadorja Hajdaraga. 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali mesazhin e saj e dha për ata që kërkojnë të politizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i quajtur gjinkalla mediatike.

" Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra e hesape të reja në kufirin dikur të heshtur mes Greqisë e Shqipërisë nisën të riluajnë si në një pllakë të shpulurosur gramafoni. Sot ajo pllakë vijon të shpulurosur dhe gjinkallat mediatike nuk i amplifikojnë dot” tha Spiropali

Fjalimi i Spiropalit u ndërpre për disa çaste nga duartrokitjet për kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën para emigrantëve shqiptarë, Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi tha se konfliktet artificiale mes dy popujve, politika I krijon vetëm për arsye elektorale.

Në takimin mes drejtuesve të Shqipërisë dhe shqiptarëve emigrantë, si për të treguar lidhjen e fortë mes dy vendeve, u fol edhe Greqisht.

Mua më ka rritur gjyshja ime greke, dega më e vjetër e familjes së saj ndodhet në Athinë, u shpreh Romina Kuka

Për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, e paraprirë nga debate të shumta në politikën greke e shqiptare, që e quajtën edhe provokim, u morën masa të forta sigurie.

 Ai u shoqërua nga një automjet i blinduar dhe eskorta e policisë ndërsa rreth ambienteve të stadiumit, pati edhe forcat speciale.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë