Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare e 111 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.
Ndërsa një thirrje e pati edhe për politikanët shqiptarë të cilëve u kërkoi të siguronin të drejtën e diasporës shqiptare për të votuar në zgjedhje. Duke iu referuar skenave të dhunshme të deputetëve të Rithemelimit në Kuvend gjatë javëve të fundit, Begaj bëri thirrje që të të punohet kokëulur për të mirën e shqiptarëve dhe jo për konfrontim në Kuvend.
“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji. Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”- u shpreh presidenti.
Më tej, kreu i shtetit vlerësoi rezultatet e Reformës në Drejtësi duke u shprehur se po krijon shpresë tek publiku dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Vlerësoj rezultatet e Reformës në Drejtësi, po krijon shpresë tek publiku dhe tek partnerët ndërkombëtarë”- tha Begaj ndër të tjera.
Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një pritje zyrtare në institucionin e Presidencës.
Në këtë ceremoni u bënë bashkë autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.
E pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila shihet krah bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Festat e nëntorit sollën në Tiranë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit kombëtar dhe bëri homazhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë ku dhe shtrëngoi duart me kryeministrin Rama.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
-
Po
60.3% -
Jo
33.4% -
Nuk e di
6.3%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
Lajme të tjera
-
Shqipëria dhe Mali i Zi krijojnë kanal të drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve, Avokatët e Popullit nënshkruajnë marrëveshjen në Tiranë
8 Tetor, 13:43 -
Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli
7 Tetor, 07:50 -
Viti i ri akademik, Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët
5 Tetor, 08:38 -
Arresti i Hysenit/ Rama: Kush tradhton, të përballet me drejtësinë, reforma s'ndalet! Von der Leyen: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, provë se sistemi funksionon
30 Shtator, 16:27 -
Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin
30 Shtator, 07:40 -
PD 146 pyetje Begajt dhe Ramës pas arrestit të Hysenit: Çfarë kriteresh dhe verifikimesh u ndoqën për emërimin e saj në krye të SHISH? (PYETJET)
29 Shtator, 14:27 -
Këshilli i Sigurimit u mblodh pas arrestit ndaj Hysenit/ Bardhi: Begaj manekin, aty kishte përfaqësues të Agasit! Rama të dorëhiqet
28 Shtator, 12:24 -
Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Hetimet e drejtësisë të mos cenojnë besimin te shteti! Rama përballë Klodian Brahos
28 Shtator, 07:48 -
Eric Wendt nis misionin në Tiranë, Ambasada e SHBA: Do çojë para prioritetet e Trump, përfshi luftën kundër grupeve kriminale
26 Shtator, 16:09 -
SHBA 3 vite pa ambasador në Tiranë, Eric Wendt nis misionin! Ambasada: Do të çojë para prioritetet e Trump! Begaj: Partneriteti, i pazëvendësueshëm (VIDEO)
26 Shtator, 07:39 -
Ambasadori i ri amerikan vjen në Shqipëri, të shtunën Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale tek Presidenti Begaj
25 Shtator, 14:50 -
Arresti i ish-kreut të SHISH, të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! PD: Socialistët mbrojnë Hysenin! PS: Përgjegjësia personale
25 Shtator, 14:39
Komente
Komento