Pritshmëritë e inflacionit– dilemat e bankave qendrore, rekomandime

Pritshmëritë e inflacionit– dilemat e bankave qendrore, rekomandime

Niveli më i lartë i inflacionit në 30 vite”, janë titujt që mbizotërojnë sot në fjalorin e debateve ekonomike e financiare, në të gjithë forumet, mediat, duke bërë që inflacioni të jetë tema më e nxehtë në tregje sot. Dhe jo më kot. Po t’u referohemi treguesve të fundit të inflacionit në disa vende, shifrat janë të tilla që tejkalojnë parashikimet edhe të një muaji më parë.

Në vendet e Eurozonës, në nivel vjetor, në muajin mars arriti në 7.5 %, në Gjermani 7.6 %, në Spanjë 9.8 %, duke u shoqëruar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës dhe mallrat ushqimore. Kjo sepse presioneve inflacioniste të fundvitit të kaluar dhe fillimvitit qe jemi iu shtuan ato të krizës së energjisë dhe pasojave ekonomike të luftës së Rusise në Ukrainë. Por, ndërkaq, sondazhet e kryera nëpër familje e biznese dhe tregjet deri diku nuk duken shumë të shqetësuar nga kjo – ata presin që inflacioni të jetë kalimtar dhe që Bankat Qendrore ta kenë situatën nën kontroll për të ulur inflacionin brenda pak viteve, si një ndër objektivat e tyre.

Është me shumë rëndësi çfarë mendojnë dhe bëjnë bankat qendrore për t’iu përgjigjur klimës aktuale dhe për çfarë duhet të jenë të vetëdijshëm investitorët, por edhe faktorët e tjerë të interesit që preken.

Në fund të fundit, në terma të përgjithshëm, shkaku i inflacionit të tanishëm, që ka përfshirë gjithë ekonomitë e zhvilluara dhe jo vetëm, qëndron në mungesën e ofertës në raport me nivelin e lartë të kërkesës. Si pasojë e COVID-19, prodhimi dhe konsumi i mallrave dhe i shërbimeve u kufizua. Tokat nuk u punuan, fuqia punëtore, ose nuk ishte në gjendje të punonte, ose punoi me më pak efikasitet (të paktën në aspektin afatshkurtër) dhe kapitali (si për shembull, mjetet dhe pajisjet) thuajse nuk u shfrytëzuan, por në të njëjtën kohë konsumatorët, të vendosur përballë një recensioni, shpenzuan më pak.

Kërkesa më pas u kthye dhe tejkaloi nivelet normale (e nxitur nga normat e ulëta të interesit dhe “politikat bujare fiskale” në formën e mbështetjes së papunësisë dhe pezullimit të përkohshëm dhe lehtësimit të taksave). Megjithatë, oferta mbeti e kufizuar, në formën e më pak burimeve (në lëndë të para, sasinë e artikujve në dispozicion, disponueshmërinë e transportit), duke shkaktuar ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe duke bërë që në fund të prekeshin çmimet dhe për rrjedhojë edhe inflacioni. Rritja e fundit e tensioneve gjeopolitike, rrjedhim i luftës së Rusisë në Ukrainë ka bërë që çmimet e energjisë, naftës, gazit, lëndëve të para dhe shkëputjet në zinxhirin e mallrave ushqimore, ndikuan dukshëm në rritjen e çmimeve, duke nxitur edhe më tej rritjen e inflacionit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon