TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e parë të personave të cilët përfitojnë privatizimin e banesave shtetërore të ndërtuara para vitit 1992. Janë plot 22 persona të cilët do të përfitojnë nga ky vendim i këshillit bashkiak, të miratuar ditën e djeshme.
Projekt-vendimi u miratua pas diskutimeve të gjera dhe propozimeve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, për të verifikuar në detaj dosjet nëse ka parregullsi apo konflikte mes qytetarëve. Në total, përfituesit janë 41 persona, nga të cilët 19 të tjerë do të miratohen në mbledhjen e ardhshme, proces do të vijojë. Ndërkohë që përpos banesave janë dhe ndërtesat shtetërore të ndërtuara para këtij viti, që janë përshtatur ndër vite si banesa, si repartet ushtarake, magazinat etj.
/Shqiptarja.com