Privatizimi i ish-kompleksit ‘Partizani’, Berisha sulmon SPAKU-n: Organizatë e PS-së! SKAP-i i partisë të shqyrtojë çdo vendim timin nga viti 1991 deri më sot

 

Sali Berisha në një konferencë për shtyp është pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Berisha tha se Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot.

‘E ftoj SKAP-in e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot. Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së.

I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret. Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani. Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi.

SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor.  Ky nuk është presion, ky është një turp. Sa herë të më thërrasin, unë nuk njoh asnjë formë parashkrimi..Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.’- u shpreh Berisha.

 


Lajmi kryesor:

Lobimi rus në PD, Berisha: Auditi të fillojë shpejt punën, veprim personal i Bashës! Sulmet kibernetike janë bërë nga hakera iranianë, rusë dhe serbë


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut