Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Kara për të mosmbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke, CEZ. Me këtë vendim të gjykatës, hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga komisioni .
Kara iu drejtua tre ditë më parë me një kërkesë gjykatës për të vijuar hetimet pasi po arkivohej një nga prej skandaleve më të mëdha në vend. Kërkesa u depozitua pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur dosjen e privatizimit. Pas këtij vendimi të gjykatës, ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara ka folur në një lidhje telefonike për Report TV dhe e cilësoi këtë një sinjal të mirë për drejtësinë. "Vendimi i gjykatës është një hapi i parë drejt drejtësisë për këtë çështje si dhe ka thënë që prokuroria s’ka dashur të konstatojë dëmet. Këta persona mund të tjetërsojnë pasurinë ose të prishin provat. Prokuroria nuk ka dashur të konstatojë dëmet”, është shprehur Kara për Report TV. Gjithashtu sipas ish- juristit, nëse kryhen hetime kjo çështje do të ketë edhe skandale të tjera brenda.
Sa i takon ish-kreut të komisionit hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla tha për mediat se kjo aferë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 414 milionë euro. “Gjykata rrëzoi Prokurorinë, e cila lexoi 5 mijë faqe materiale për 10 ditë”, është shprehur Balla, i cili ka shtuar se dëmi i shkaktuar shtetit Shqiptar një dëm ekonomik rreth 414 milion Euro. Gjithashtu Balla është shprehur se Prokuroria nuk ka dashur të konstatonte dëmet e shkaktuara.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO