Privatizimi i UKT-së, PR:Eshtë aferë
korrupsioni, opozita ta kundërshtojë

Privatizimi i UKT-së, PR:Eshtë aferë<br />korrupsioni, opozita ta kundërshtojë
Partia Republikane ka reaguar sot ndaj nisjes së negociatave të Bashkisë së Tiranës për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës, ku ka thënë se kjo është një aferë korruptive ndaj dhe ka kërkuar transparencë rreth këtij procesi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PR thotë se kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nuk është pronar, por është një menaxher i qytetit dhe se në programin e tij elektoral nuk është parashikuar privatizimi i këtij Ujësjellësi.

Ajo ka shtuar se, është tërësisht kundër këtij procesi , ndaj dhe i bën thirrje opozitës që ta kundërshtojë këtë aferë, sipas saj.

Ja deklarata për shtyp e Partisë Republikane
Erion Veliaj nuk ndalet ne rrugen e tij korruptive dhe klienteliste.
Ditët e fundit Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hedhur në tregun e interesave  të tij edhe lajmin se “Bashkia është në negociata me kompani private për privatizimin e Ujësjellësit të qytetit të Tiranës”.
Partia Republikane e denoncon kete afere te re korruptive te privatizimit të ujësjellësit si një provokim të ulët që i bëhet durimit të popullit të Tiranës, në një kohë kur ky komunitet është goditur nga kriza e plotë ekonomike dhe pazaret korruptive te kualicionit qeverises qe kane vetem nje identitet politik grabitjen e shqiptareve. .
Partia Republikane kundershton  tentativën për privatizim të ujësjellësit, duke e konsideruar atësi një aferë të mirëfilltë korrupsioni dhe abuzimi të rëndëme asetet publike tëqytetarëve tëTiranës. PR I ben thirrje opozites jo vetem per ta denoncuar, por dhe per ta ndalur kete afere. 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është pronar i qytetit por vetëm një administrator i përkohshmë i punës në qytet. Të drejtën e menaxhimit të përkohshëm atij ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës, mbi bazën e një kontrate që ai ka lidhur me ta. Kjo kontratë është programi i tij elektoral. Në asnjë rresht të atij programi nuk rezulton që ky Kryetar t’u ketë thënë qytetarëve që ai synon të privatizojë ujësjellësin. Privatizimi i ujësjellësit nuk është një hap banal si tenderat që ky Kryetar po i jep si bakshishe politike për të forcuar pozitat e PS në qytet dhe pozitat e atij vetë në PS. Privatizimi i ujit të qytetarëve është një hap me rëndësi strategjike kombëtare, ka te beje me rolin e shtetit ne garantimin e te mirave publike dhe marrjen persiper te pergjegjesive per garantimin e Sigurise se qytetareve.
Per me teper keto procese kerkojne nje vleresim te gjithanshem dhe transparent. Veprimi I kryetarit te bashkise ne mungese te plote transparence si perhere tregon qarte se interesi primar I tij nuk Jane qytetaret por mardheniet klienteliste E monopolist  te bizneseve te tij apo politikes qe ai perfaqeson.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor