Privatizimi, pronat e ushtrisë
Shitet bregdeti i Jugut

Privatizimi, pronat e ushtrisë <br />Shitet bregdeti i Jugut
Nga Kepi i Gjuhëzës në Karaburun, në Ksamil e deri në bregdetin e Kurbinit, një sipërfaqe e konsiderueshme trojesh po bëhen gati për t'u privatizuar, pasi ministria e Mbrojtjes i ka hequr ato nga fondi i përdorimit të Forcave të Armatosura. Fjala është për zona, që janë përdorur ose përdoren ende nga reparte ushtarake, por, nga, ana tjetër, kanë një vlerë turistike të madhe si troje që mund të përdoren për investime turistike. Në hartën e objekteve që janë përfshirë në këtë shitje masive ndodhen troje periferike në kry¬eqytet, Durrës, Korçë, Elbasan, apo Shkodër. Por, lista vijon me troje në bregun e Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Fierit, etj. Veçanërisht në rrethin e Vl¬or¬ës, harta është shumë e dendur, duke përfshirë në të objekte nga Pishë Poro, Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Rradhima, Orikumi, Karaburuni, për të zbritur më tej në Rivierën e Jonit, nga Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lëkursi e deri te Ksamili.

Fjala është për territore repartesh ushtarake, poligonesh, komandash, qendrash mobilizimi, shkolla ushtarake, spitale ushtarake, brenda qyteteve, në periferitë urbane, por, mbi të gjitha, në bregdet.

Në gadishullin e Karaburunit, dikur tërësisht zonë ushtarake, janë mbi 160 mijë metra katror, duke përfshirë Ravenën, Kepin e Gjuhëzës, Majën Flamur apo edhe depot në Orikum, që jepen për privatët, ndërkohë që trojet që ofrohen në rajonin e Palasës janë mbi 20 mijë metra katror. Po kështu, Forcat Detare, sipas vendimit të ministrit Imami, duhet të heqin dorë nga një pikë kontrolli strategjike, siçështë Komanda e Distriktit "Kalaja", mbi Ujin e Ftohtë, që shtrihet në mbi 16 mijë metra katror truall. Ministria gjithashtu lëshon për privatët edhe tunelet nënujore të Porto Palermos, që dikur shfrytëzoheshin si strehime për nëndetëset, ndërkohë që nuk mban as godinën e ish-Shkollës së Marinës. Ndërkohë, burime nga ky dikaster kanë njoftuar se baza e Bisht Pallës do të vazhdojë të qendrojë në pronësi të shtetit për qëllime ushtarake.

Deputeti i PS Erjon Braçe, duke komentuar dje këto plane, ka deklaruar se "Berisha po e shet 1.2 milionë metra katrorë prona publike të ushtrisë, ndërkohë që edhe 1 milion metra katrorë të tjera po bëhen gati". Me dy dekrete, në vitin 2009 dhe para dy muajve, Presidenti i Republikës ka miratuar "Planin e Përhapjes", me propozim të ministrisë së Mbrojtjes, theksoi ai më tej. Braçe akuzon se, pavarësisht që dekretet janë publike, askush nuk ka akses të mësojë se cilat prona të ushtrisë kanë dalë nga "Plani i Përhapjes".

Në listën e gjatë të objekteve shtetërore që privatizohen, prej vitesh figurojnë edhe troje në pronësi të ushtrisë, që, me sa duket, tani do të përfshihen në shitjen e rradhës. Kjo do të shërbejë për të mbushur arkën e boshatisur të buxhetit, por dyshimet janë edhe për përfitime të seleksionuara të biznesmenëve pranë qeverisë.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje