Janë publikuar rregullat e privatizimit për katër hidrocentrale, të nxjerrë tashmë në shitje 100%, që përfshijnë HEC-et mbi lumin Mat dhe lumin e Bistricës
TIRANE- Janë publikuar rregullat e privatizimit për katër hidrocentrale, të nxjerrë tashmë në shitje 100%, që përfshijnë HEC-et mbi lumin Mat dhe lumin e Bistricës. Megjithëse rregullat nuk përjashtojnë firmët shqiptare, duket se qeveria u beson më shumë mundësive të investitorëve të huaj. Kështu, sShitja do të kryhet nëpërmjet tenderave ndërkombëtarë dhe të gjithë ofertuesit duhet të jenë investitorë strategjikë. Një ofertues konsiderohet i pranueshëm, në rast se kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro. Si pjesë e ofertës financiare, ofertuesi duhet të paraqesë edhe garanci për sigurimin e ofertës në favor të METE-s, në vlerën e 10 milionë eurove. Sigurimi i ofertës do të jetë një letër garancie e lëshuar nga një bankë apo institucion financiar me reputacion dhe me aftësi paguese. Nëse institucioni që e lëshon sigurimin e ofertës është i themeluar jashtë Shqipërisë, sigurimi i ofertës duhet të lëshohet nga një degë shqiptare me reputacion dhe aftësi paguese ose një bankë korrespondente e themeluar në Shqipëri për ta bërë atë të zbatueshme. Ve çësaj, ofertuesi fitues do të ketë detyrimin të paguajë, përveç çmimit të ofruar, një vlerë prej 420 mijë eurosh në llogarinë bankare të International Finance Corporation (IFC), institucion i Bankës Botërore. (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.5%
Vendos filtra
16.5%
Nuk e di
3%
Vota total: 7739
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?