4 muaj kaos, ‘amnistia’ bën bashkë socialistë e demokratë! Xhaferaj e Kryemadhi në mbledhje online, me draft për amnistinë

Amnistia penale e bllokuar sesionin e kaluar prej kaosit të opozitës në Kuvend, sheh dritë jeshile në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku jo vetëm janë bashkuar në diskutime socialistë e demokratë por opozita ka edhe një amendament.

“Kam depozituar në sekretarinë e komisionit një amendament për këtë projektligj. Do i lutesha zv. ministrit që ta shikonte amendamentin dhe ta merrte në konsideratë me idenë që të gjenim gjuhën e përbashkët”.- tha Xhaferaj.

Kështu drafti futet në rrugë parlamentare. Përveç deputetit Xhaferaj, në këtë komision u vu re edhe prania online e deputetes Monika Kryemadhi e partisë së Lirisë teksa kolegët e saj bojkotuan, një kthesë e papritur e opozitës për një ligj që kërkon 84 vota.

Vetë socialistët me në krye Kryetarin e komisionit Nasip Naço patën të tjera sugjerime për Ministrinë e Drejtësisë.

“Dhënia e amnistisë nuk ka të bëjë me uljen e popullimit sepse policia po arreston përditë dhe nëse ne lirojmë përditë japim mesazh të gabuar. Amnistia duhet për t’i dhënë mesazh institucioneve të drejtësisë për veprat që duhet të amnistojë. Ta orientojmë prokurorinë dhe gjykatën të japin dënime alternative në disa raste”.- tha Naço, deputet i PS-së.

Të mbetur peng të kaosit politik në kuvend, rreth 600 të burgosur, mes tyre 10 gra e 10 fëmijë nuk arritën të dilnin nga qelia në fund të 2023. Në fillimin e sesionit të ri parlamentar, mazhoranca bëri thirrje që opozita të bashkojë votat për draftin e amnistisë dhe duket se palët po tolerojnë njëri tjetrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Deputetët e PS-së kërkojnë zgjerimin e amnistisë, të përfshihen edhe të dënuarit për ndërtime pa leje

Në komisionin parlamentar të sigurisë ku u diskutua projektligji për amnistinë, deputetët e Partisë Socialiste, përmes pyetjeve drejtuar zëvendës ministrit të Drejtësisë Klajd Karameta, propozuan mundësinë e zgjerimit të veprave penale të përfshira në amnisti.

‘Disa vepra penale siç është peshkimi i ndaluar. Nëse është i dënuar ju i amnistoni, nëse është në ndjekje penale për peshkim të ndaluar, nuk e amnistoni. Apo prerje të paligjshme të pyjeve. Nëse është i dënuar amnistohet, nëse është në ndjekje penale ku parashikohet deri një vit nuk amnistohet.’- tha Nasip Naço.

Ndërsa deputeti Bujar Çela tha se duhet të amnistohen edhe ata që dënohen me gjoba për ndërtime pa leje.

‘Ka shumë vepra penale që trajtohen në këtë amnisti. Duhet të zgjerohet spektri i përfituesve. Kemi të dënuar që janë rrahur me njeri-tjetrin dhe vazhdojnë të jenë të dënuar sipas Kodit të Procedurës Penale, edhe pasi ata mund të jenë pajtuar pasi ka qenë një zënkë ordinere. Unë dua të di në këtë spektër nuk mund të përfshihen edhe...se dënim është edhe gjoba për disa ndërtime pa leje kasolle, shtesa banjosh, avlli për të sistemuar familjen.

Kur themi të përfitojmë duhet të përfitojnë edhe ata që janë me detyrim me paraqitje. Shpresoj që spektri i kësaj amnistie duhet të shtohet akoma më shumë sepse është shumë i cunguar. Shpresojmë që kur ta diskutojmë nen për nen të jetë më i qartë dhe propozimet tona.’- tha Çela.

Deputeti Denis Deliu kërkoi zgjatje të afatit të amnistisë deri më 31 Dhjetor 2023 nga 30 Nëntor 2023 dhe u kërkoi deputetëve të opozitës që të gjejnë gjuhën dhe të bashkohen e të votojnë së bashku këto nisma të mëdha.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh