Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, u morën një sërë vendimesh, mes të cilave edhe disa shkarkime dhe emërime në postin e zv/ministrave.
Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra.
Kështu, Vilma Premti është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Silda Çepe që ishte në këtë post, është liruar nga detyra.
Elona Hoxha është emëruar zv/ministre e Drejtësisë. Klajd Karameta që mbante këtë detyrë, është shkarkuar.
Besjan Kadiu është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Së fundmi, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj, është liruar nga detyra.
Komente










