Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për pr.ligjin e kërkimit shkencor. Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se ligji për kërkimin shkencor zhvesh nga përgjegjësia dhe detyrat universitetet dhe institucionet, duke e vënë në kontroll të Ramës.

Deputetja Erisa Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama si uzurpator dhe thotë se ligji i propozuar shkel ligjin e arsimit të lartë, cenon lirinë akademike dhe bien në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës.

Më tej, deputetja Xhixho thotë se ky pr.ligj duhet ndalur me urgjencë.

“Ligji për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën është atentati i radhës kundër shkencës, institucioneve kërkimore dhe studiuesve. Duhet ndaluar urgjentisht të avancojë ky projektligj në procesin parlamentar”, u shpreh Xhixho.

Qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj që synon riorganizimin e sistemit dhe kërkimit shkencor në vend, përmes ngritjes së një strukture të re që do të funksionojë nën drejtimin e kryeministrit.  Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor së bashku me ministrinë përgjegjëse për shkencën do të hartojnë politikat e reja dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor për të gjitha institucionet.

Fjala e plotë e Erisa Xhixhos

Jam këtu për të ndarë me opinionin publik një fakt tjetër, që në të vërtetë është një fakt më shumë në morinë e rasteve që dëshmojnë maninë prej uzurpatori të Kryeministrit Rama, i cili tani ka vënë në radhë për të patur tërësisht nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, përmes projektligjit Për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën.

Me këtë projektligj, qeveria shkel hapur nenin 3 të ligjit për arsimin e lartë, duke cenuar rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

Ligji ekzistues për arsimin e lartë sanksionon se

1-Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëkohësisht, pr/ligji i ri i qeverisë Rama bie në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike, i cili në pikën 1 të tij përcakton:

“Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë”.

Në 11 vite, qeveria nuk e ka financuar kërkimin shkencor dhe as arsimin në tërësi. Vetëm 0.04% e PBB-së shkon për kërkimin shkencor, ndërkohë që pedagogët në protestat e tyre kanë kërkuar që të shkojë të paktën 0.3% e PPB-së, kur standardi i BE-së është të paktën 3% e PBB-së.

Me ligjin e ri, universitetet dhe institucionet kërkimore zhvishen nga detyra dhe përgjegjësia e tyre për t'u angazhuar me veprimtari shkencore e për të promovuar stafet e tyre kërkimore. Asnjë prej vendeve me kërkim shkencor të avancuar nuk ka ndjekur një praktikë të tillë. Një ligji i tillë, aspak në përputhje me normën europiane, do ta vendosë sërish arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në varësinë direkte të qeverisë, në një kohë kur detyra e shtetit është financimi dhe zhvillimi i shkencës.

Me nenin 10 të pr/igjit të ri, krijimi i një Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i përbërë nga 19 anëtarë, ku 16 janë nga qeveria dhe vetëm 3 nga universitetet dhe komuniteti shkencor, i jep kryeministrit monopolin e shkencës. Si pasojë, edhe financimi i punimeve shkencore do të varet direkt prej tij.

Ky projektligj është sjellë në Kuvend në mungesë të plotë transparence dhe me arrogancën shpërfillëse që e karakterizon këtë maxhorancë.  Si në çdo konsultim sa për procedurë që bën kjo qeveri me grupet e interesit, edhe në këtë rast nuk ka marrë parasysh opinionet e botës akademike dhe nuk i ka reflektuar në draftin final.

Në letrën e rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private në vend, dërguar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, thuhet:

“Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni në shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë të projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve ».

Përpjekja e qeverisë për të kaluar me nxitim një ligj i cili kërkon që shkencën ta drejtojë Edi Rama duhet të ndalet menjëherë.

Qeveria e ka rrënuar arsimin, duke e katandisur në ditën e tij më të keqe. Shkollat që mbyllen dhe universitetet që kanë nisur pa plotësuar gjysmën e kuotave janë vetëm maja e ajsbergut. I gjithë sistemi është dëmtuar rëndë nga politikat e dështuara, mungesa e strategjive dhe buxhetimi i ulët.

Ligji për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën është atentati i radhës kundër shkencës, institucioneve kërkimore dhe studiuesve.

Duhet ndaluar urgjentisht të avancojë ky projektligj në procesin parlamentar! Opinioni i Konferencës së Rektorëve, si struktura më e lartë e drejtimit të sistemit të Arsimit të Lartë, e përbërë nga të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe private, duhet të dëgjohet dhe të kthehet në platformën mbi të cilën nis diskutimi për një ligj efektiv.

Si pedagoge e Universitetit të Tiranës, por edhe si ligjvënëse e angazhuar thellësisht në çështjet e arsimit, konsideroj se përfshirja e botës akademike në një diskutim të gjerë është e vetmja zgjidhje për të pasur një ligj që i shërben më së pari zhvillimit të kërkimit shkencor, pedagogëve dhe departamenteve, që rrit cilësinë dhe punën kërkimore në universitetet tona, mbështetet me financim konkret dhe jo me propagandë, centralizim dhe politizim me në krye Edi Ramën, siç parashikon ky projekt-ligj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 14/10/2024 16:48

    Erisa Perparim Xhixho epitetet shko thuaja delenxhiut te Skraparit qe te ka stazhionuar si te vjedhesh si te grabisesh si te mashrosh,si te shkaterrosh,si te djegesh pronat e popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)