Deputetët socialistë dhe demokratë të komisionit të ligjeve ishin kritikë dhe ngritën një seri pyetjesh ndaj projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.
Në Nenin 4, drafti përcakton se jo vetëm zyrtarët deklarues të pasurisë në ILDKPI, por edhe çdo zyrtar tjetër i punësuar në shtet ka detyrim të deklarojë nëse është në konflikt interesi privat në raport me funksionin publik, në vendimmarrje, kontrata apo tenderë të administratës shtetërore. Shqetësim ngrihet për volumin e madh të zyrtarëve të përfshirë në deklarim.
"Kemi rreth 130-140 mijë persona që janë zyrtarë. Pra, 15% të njerëzve janë të punësuar në sektorë publikë. Të gjithë këtë janë të detyruar të deklarojnë interesat private",- tha deputeti soclalist Damian Gjinkuri.
"Ligjet mund të bëhen të abuzueshëm ose qesharak. Ky ligj krijon konflikt me ligje të tjera, me shumicë të cilësuar si Kod Civil. Konflikte me parime që i ka rregulluar Gjykata Kushtetuese. Jemi shtet që ka popullatë rezidentë 2 milion me administratë që shkon 180 mijë, mundësia e konfliktit të interesit është shumë e afërt. Është ligj për një popullatë 40 milionëshe",- tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
"E keni zgjeruar fushën deri në atë pikë sa bie në kundërshtim me kodin civil. Me zgjerimin e kësaj game, tentojmë t’i bëjmë presion punonjësve nga drejtuesit e institucionit",- tha deputeti demokrat Arjan Ndoja.
Sipas nenit 5 dhe 6, një zyrtari publik i ndalohet të ketë biznes privat, të angazhohet në organizata fitimprurëse, të marrë dhurata, premtime, favorizime, trajtime preferenicale apo privilegje të tjera. Në zyrtari i ndalohet të ushtrojë veprimtari private për gjenerim të ardhurash, madje edhe profesionin.
"Ndalohet të kryejë një punë tjetër, të ushtrojë profesionin në fusha të tjera. Kjo do të jetë vrastare. Si mundet të vëmë kufizime te pedagogu që të mos ushtorjë detyrën, te mjekut. Të mos ushtrojë detyrë në një bord, në një ndërmarrje. Si mund të vëmë ne këtë detyrim. Një pedagogu ekonomie të mos jetë edhe audit. Nuk mund ta kufizojmë. Si t’i themi një avokati që do të jesh pedagog, por duhet të lësh licencën e avokatit",- tha Gjiknuri.
"Ky ligj vendos kufizime goxha shtrënguese. Kufizime të cilat prekin njerëz të cilët nuk e kuptojnë arsyen pse duhet të jenë pjesë e ligjit, sepse nuk janë zyrtarë. Shqetësim kanë shprehur pedagogët",- tha Bylykbashi.
"Presim komente të tjera, po punohet ende mbi draftin do ta përmirësojmë pas sugjerimeve",- tha deputetja socialiste Aulona Bylykbashi.
Reagime pati edhe për nenin 26, kufizime për deputetët, i cili po ashtu nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë tjetër përveç anëtarit të këshillit të ministrave. Nuk mund të jetë drejtues organizate fitimprurëse, apo të ushtrojë veprimtari privat si person fizik tregtar, apo ortakëri, nuk mund të zotërojë asnjë aksion apo kapital shoqërie private me pozitë dominuese në treg.
"Më duket sikur është shtrënguar edhe më shumë. Nuk ke pse deputetit t’i pengosh aktivitetet e natyrës krejt private, Ka restorant ai, ka hotel do lejë aktivitetin privat se do bëhet zyrtar… Duhet të jemi praktik. Deputeti nuk mund të kufizohet në disa aktivitete private, se kjo shkon dhe kundër kushtetutës",- tha Gjiknuri.
"Kudo në Evropë, deputetët ushtrojnë dhe profesionin. Një deputet ka të drejtë të ushtrojë të jetë profesinit, të jetë mjek, me ligjin tuaj ju e ndaloni. Ky vend ka shumë resurese që ju i ndani o këtej o andej",- tha Bylykbashi ndër të tjera.
"Ne pimë kafe nëpër lokale, dhe një person paguan kafet, en nuk e dimë. A lind konflikt interesi Neni 3 pika 11… kështu thotë… ?".- tha deputeti i PSD-së, Tedi Mula.
"Fryma e ligjit nuk ka të bëjë me pagimin e një kafeje nga një I njohur apo për respekt. Në raport me përkufizimin e dhuratës, do të nxirren akte nënligjore për vlerën e dhuratës apo nëse një dhuruatë është e lejueshme apo jo",- tha deputetja Aulona Bylykbashi.
"Keni rastin e Olta Xhaçkës, ka vendim gjykate, vjedh pronë publike dhe paguan 2 milion gjobë. Në të tilla raste grabitja e pronës publike si do konsiderohet. Të gjithë tenderët fitohen nga të afërm të deputetëve të PS. Si do i konsideroni këto",- tha deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Komisioni i ligjeve, të punojnë për një variant tjetër final të këtij ligji. Drafti i depozituar në Kuvend në tetor të këtij viti, është punuar nga ILDKPI, si organi përgjegjës dhe u depozituar nga dy deputetet socialiste Erjona Ismaili dhe Aulona Bylykbashi. Drafti parashikon se zyrtarët do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.
Një koment për këtë nismë ligjore i ka ardhur kuvendit edhe nga Këshilli i Evropës. Pritet edhe mendimi i Komisionit Evropian. Drafti i ri vjen si një masë antikorrupsini në kuadër të kapitullit 23 të negociatave drejt Bashkimit Evropian. Si i tillë, kryetari i komisionit, Ulsi Manja tha se është detyrim për t’u miratuar brenda kësaj legjislature. Drafti parashikon se zyrtarë do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.
Përcakton kufizimet për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët gjatë ushtrimit të funksionit nuk mund të drejtues apo anëtar i një organizate fitimprurëse, të drejtorë shoqëri tregtare ose të jetë pjestar i saj, të jetë person fizik tregtar, të zotërojë në mënyrë të tërthortë aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në të cilën veprimtaria e magjistratit është e ndaluar, për shkak se mund të ndikojë në pavarësinë e tij, krijon konflikt interesi ose krijon përshtypjen që magjistrati është i njëanshëm ose ndikuar
Gjyqtari dhe prokurori nuk mund të ushtrojë veprimtari profesionale si avokat, noter, ekspert i licencuar, konsulent, agjent, përfaqësues i subjekteve private, si dhe të ushtrojë funksione si ekspert në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar, të jetë anëtar, të mbajë funksione ose të shfaqet publikisht i lidhur me një parti politike, si dhe të angazhohet në veprimtari politike.
Drafti parashikon se zyrtarë do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











Projektligji eshte i mire,por gjobat ne perpjesetim me rrogat e deputeteve dhe bizneset e mundeshme,jane qesharake.
Përgjigju35 nipte ka vetem 1 deputet dhe ish minister i berishes Po dhe tjeret sjane pa gje dmth ps e pd e lsi Me leje minerale dhe leje mjedisore e aktivitet rekrutimesh stafi Keshillime biznesi e ndertime e parkukeri e hoteleri e parfumeri Restorante e lounge bar e makna me qera, taxi luxi 100 % elektrike Dmth vetem taksi jane 50 Modele nipti... Te gjithe pushtetaret i kane plerat
PërgjigjuMe nje popullsi 2 milion dhe administrate 180 mije, sigurisht qe do te dalin probleme te tilla. Por zgjidhja eshte : ULNI NUMRIN e te punesuarve ne administrate. Sepse po e coni vendin ne kolaps.
Përgjigju