Pr/ligji për surrogacinë, Këshilli Ndërfetar: Hap rrugën për martesat brenda të njëjtës gjini! Ja pasojat e shumta

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një projektligj që u mundëson surrogacinë në Shqipëri, shton afatin kohor për lejimin e abortit, si dhe sterilizimin. Surrogatia është e ligjshme në disa vende kryesisht në SHBA dhe është aplikuar nga personazhe me famë ndërkombëtare si Kim Kardashian.

Ky projektligj ka shkaktuar shumë polemika dhe tronditur shumë tabu, duke bërë që komunitetet fetare në vendin tonë të shfaqen antagoniste ndaj kësaj nisme, pasi sipas tyre sjell pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare.

Për këtë temë, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte Genti Kruja, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Kruja tregoi se në kuadër të periudhës së dëgjesës publike në lidhje me këtë projektligj, komunitetet fetare në Shqipëri kanë ngritur një grup pune të përbashkët me përbërje mjekë, sociologë, juristë dhe teologë, të cilët kanë kryer një parashikim të pasojave që mund të sjellë miratimi i një ligji të tillë. Kjo analizë e konkretizuar në 12 faqe argumentim u është dorëzuar instancave më të larta të vendit më 8 maj.

“Ky projektligj është miratuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale duke u hedhur në faqen e tyre në internet për dëgjesa publike. Periudha për dëgjesën publike skadon me 15 maj, që i bie javën e ardhshme për të cilën komunitetet fetare duke diskutuar fillimisht brenda institucionit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i cili është themeluar nga komunitetet fetar të Shqipërisë në 2007, për të diskutuar rreth problematikave që mund të sjellë ky ligj. Duke qenë se ky projektligj përmban çështje të të gjitha sferave, jo vetëm çështje teologjike, por sociale, juridike, shëndetësore etj, ne kemi krijuar një grup pune i cili u mblodh para disa ditësh dike mbledhur ekspertë të fushave të ndryshme siç janë mjekë, sociologë, juristë, teologë patjetër, përfaqësues të thirrur nga 5 komunitet fetare të Shqipërisë. Ky grup pune ka punuar ditën dhe natën për të nxjerrë argumentat e tyre profesionale të secilës fushë dhe për të paraqitur argumentet e tyre”,-është shprehur Kruja.

“Para dy ditësh, me 8 maj, ne kemi dërguar si Këshill Ndërfetar i Shqipërisë një letër të hapur institucioneve më të larta të vendit, duke filluar nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministrit të Republikës, Ministrisë së Shëndetësisë, Avokatit të Popullit dhe për dijeni Presidentit të Republikës. Në këtë letër ne kemi bashkangjitur dhe argumentimet tona që janë rreth 12 faqe që i përkasin argumentit shëndetësor dhe shkencor, efektet negative”,-shtoi ai.

Sekretari i Komunitetit Ndërfetar në vendin tonë tha se në këtë projektligj mbështeten sterilizmi e aborti dhe kjo do të dëmtonte rëndë shoqërinë shqiptare, tashmë të prekur në masivisht nga emigrimi dhe lindshmëria e ulët.

“Përveç mëmësisë zëvendësuese ose surrogative që e kanë e quajtur ato është edhe sterilizimi, ku ne në Shqipëri flasim për një zvogëlim apo ulje të popullsisë masive për shkak të emigrimit por edhe për shkak të lindshmërisë. Kemi shifra katastrofike dhe shumë shqetësuese për të ardhmen e vendit tonë përsa i përket lindshmërisë. Në vend që të hapim për dëgjesa publike projektligje që ta rrisim dhe ta stimulojmë rritjen e popullsisë siç e kanë vendet perëndimore që paraqesin të njëjtat problematika, ne fusim në projektligj edhe çështjen e sterilizimit, që fillon në moshën 18 vjeçe për vajzat dhe 23 vjeç për djemtë.”

“Statistikat tregojnë se në ato vende ku sterilizimi është i legalizuar, një pjesë e mirë e tyre pas disa vitesh ose pas disa kohësh shfaqin një pendesë dhe kjo pendesë të ato shkakton trauma psikologjike”.

“Tjetra është aborti deri në 12 javë, pra fetuesi deri në 12 javësh lejohet, sipas ligjit aktual, të abortohet fëmija, me këtë projektligj ajo shtohet me 14 javë, pra shtohet me 2 javë.

Në 14 javë mund të shikohet dhe gjinia e fëmijës, ku kjo rrit mundësinë e abortit selektiv, ku dihet se ne kemi një traditë negative përsa i përket gjinisë femërore”.

Përfaqësuesi fetar tha se kjo nismë mund të krijojë “hapjen e rrugës” për miratimin e martesës nga persona brenda të së njëjtës gjini dhe rrjedhimisht të drejtën për të pasur fëmijë këta të fundit.

“Gruaja pa partner, pastaj është edhe çështja e birësimit. Ky projektligj tregon se mund të çojë deri në pasjen e një fëmijë dy persona të të njëjtës gjini apo adoptimin e fëmijëve nga persona të të njëjtës gjini”,-theksoi Kruja.  

K.M/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/05/2024 01:53

    Ja dhe hipokritet e fese qe fusin hundet ne shtetin laik se kane frike se mbeten pa pune! Na u merrakoskan per surrogacine,ku pak me poshte po keta hipikrite leshojne lote krokodili per tkurrjen e popullsise.Na shqetesohen per sterilizimin dhe na tregojne ata qe pendohen,por nuk tregojne qe sterilizohen njerez qe nuk e permbajne dot veten nga njera ane dhe nga ana tjeter dhe nga ana tjeter ka nga ata qe nuk ja dalin dot te perballojne ekonomine e financat nga numri i tepert i femijeve,ku per nje familje te varfer edhe 3 femije jane shume,per te mos folur per te mirat qe vine nga sterilizimi i pedofileve dhe perdhunuesve.Pastaj sot shkenca ben mrekullira,te virgjeron prape,te ndryshon gjinine,te mundeson dhe te aktivizohesh prape seksualisht.Ankohen keta fetare per abortet,por harojne arsyet, si shendeti i nenes dhe fetusit,si dhe mendesia e shoqerise dhe gjendja ekonomike-shoqerore e nenes.Nuk kane te gjithe pasuri te tundshme e tepatundeshme te panumerta si inst.fetare qe te perballojne rritjen e nje femije dhe shteti te jep vetem nje here bonus per bebe dhe pastaj te thote ku te kam pare,nuk eshte si ju qe ju jep cdo vit mijera lek nga buxheti dhe pastaj shoqeria nuk i pret perhere krahehapur bebet dhe nenat sic mund t'i prisni ju.Mund t'i mbysin ne lume,t'i braktisin ne ndonje garazh ku vdesin pasi i kane brejtur minjte,ose mund t'i lene ne jetimore,ka raste dhe me prinder gjalle.Na quraviteni se po shkohet drejt martesave te nje gjinie e biresimeve e lindjeve nga keta cifte,por a nuk jeni po ju qe ulerisni per familje e lindshmerine?! C'rendesi ka nese femija eshte biresuar,apo lindur nga cifte te tilla kur gjejne familjen,ngrohtesine e dashurine prinderore,qe shpesh mungon dhe ne familjet e gjinive te ndryshme?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë